Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Kontabiliste Blerjesh

    Tirane, ofrohet vend pune Kontabiliste Blerjesh
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kontabilitet | Audit
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Evita Sh.p.k, kërkon të punësojë për një nga kompanitë e grupit:
    Kontabiliste Blerjesh
    Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
    Përgjegjës për zhvillimin dhe mbajtjen e një metodologjie të kostos së produktit dhe të projektit, duke përfshirë alokimin e saktë të shpenzimeve dhe të ardhurave për departamentin funksional (qendrat e fitimit / kostos);
    Përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve për të gjitha detyrat që lidhen me analizën financiare / profitabilitetit që duhet të zhvillohen për llogari të kompanisë;
    Përgjegjës për kontabilizimin e faturave të blerjes në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo dite/muaji/viti financiar dhe reflektohet siç duhet në sistem;
    Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji/viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem;
    Përgjegjës për analizën specifike financiare në nivelin e qendrës së fitimit/kostos për departamentet, njësitë, shërbimet, etj;
    Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilancit material dhe të inventarit dhe në fund të vitit kalendarik/financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara dhe rregullat e kontabilitetit;
    Përgjegjës për orientimin, monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e kostove administrative dhe operative për çdo departament. Skema e saktë e shpërndarjes zbatohet dhe azhornohet në çdo nivel / dimension të raportimit;
    Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Financës;
    Siguron që evidencat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqiten në bazë të një sistemi të mirëmbajtjes dhe arkivimit të rregulluar;
    Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm;

    Kriteret e nevojshme:
    Diplomë në degën Financë-Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
    Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si Kontabiliste Blerjesh;
    Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel);
    Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
    Përbën avantazh njohja e sistemit NAV+;
    Aftësi për të punuar në grup;
    Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:[email protected]
    Afati i aplikimit: 05/12/2024
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
     
    Apply
Working...
X