Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh




    Jaffa - AL po kërkon njerëz energjik e të vendosur drejt objektivave, të gatshëm për të kapërcyer me sukses të gjitha sfidat e punës në terren,dhe që e kanë pasion shitjen.

    Po kërkojmë për të punësuar agjent shitjesh për zonën e Tiranës.

    Detyrat kryesore:

    - Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
    - Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga kompania.
    - Është përfaqësues i denjë për imazhin e kompanisë në treg.
    - Informohet për konkurencën në treh dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.
    - Njeh problematikat dhe mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje duke marrë aprovimin e Supervizorit.
    - Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.
    - Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale
    - Të bashkëpunoj dhe të shkëmbej informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës

    Aftësitë dhe kualifikimet:

    - Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh)
    - Të jetë i gatishëm për t’i shërbyer klientëve si dhe proaktiv në zgjidhjen e problematikave në terren.
    - Leje drejtimi automjeti.
    - Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, tregtimi dhe negocimi.
    - Të ketë fokus tek objektivat.
    - Personat që kanë eksperiencë të mëparshme përbëjnë prioritet.
    - Të jetë i aftë të punojë në grup

    SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
    Të interesuarit të dergojnë CV-të në adresën [email protected] duke specifikuar zonen per te cilen po aplikoni.
    Tel: +355 68 600 3570


    AplikoWhatsApp

Working...
X