Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inventarizues

    Tirane, ofroj vend pune Inventarizues
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundësi Punësimi- Inventarizues
    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë.
    Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Inventarizues.
    Detyra të Përgjithshme të Rolit:
    Kryerja e inventareve fizik të magazinave të shoqerisë sipas inventareve fizike dhe atyre kontabël.
    Shqyrtimi dhe analizimi i rezultateve të inventareve për të siguruar përputhshmërinë e tyre me sistemin kontabël të shoqërisë.
    Nxjerrja e rezultateve përfundimtare të inventarizimit dhe raportimi te supervizori per cdo pasaktësi apo diferenca të mundshme.
    Identifikimi i produkteve që kanë qarkullim të ngadaltë si dhe produkteve që duhet të nxirren jashtë përdorimit dhe ndjekja e proceseve përkatëse të kthimit pas ose nxjerrjes jashtë përdorimit me nivelet përkatëse të manaxhimit.
    Përgatitja e raporteve mbi rezultatet e inventareve dhe informimi i njësive dhe supervizorit.
    Monitorimi i vazhdueshëm i transaksioneve ditore të magazinave dhe raportimi i tyre për cdo parregullsi të mundshme.
    Vlerësimi i procedurës së manaxhimit të inventareve dhe rekomandimi mbi përmirësime të mundshme.
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentet e tjera me qëllim përmirësimin e saktësisë së inventarizimeve.
    Bashkepunimi me departamentet perkatese mbi shperndarjen e informacionit ne lidhje me diferencat inventariale dhe propozimi i zgjidhjeve të mundshme për problematikat e mundshme të hasura gjatë këtij procesi.
    Kryerja e inventareve të vazhdueshme të programuara ose jo për të siguruar ndjekjen e saktë të procedurës së inventarit nga ana e çdo njësie dhe përmbushja e standarteve manaxheriale të inventarizimit.
    Kryerja e cdo lloj detyre apo auditimi që mund të kërkohet nga supervizori i drejtëpërdrejtë.
    Siguron saktësinë dhe ndjekjen e procedurës gjatë kryerjes së invantarizimeve
    Ndjekja dhe parapërgatitja e instruksioneve përkatese me cdo njesi për startimin sa më të saktë të procedurës së inventarit.
    Siguron komunikimin e procedurës së inventarit dhe respektimin e saj nga çdo magazinë e shoqërisë.
    Kujdeset mbi validimet e rezultateve të inventarit në sistemin kontabël të shoqërisë.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Aftësi shumë të mira analitike dhe orientim ndaj zgjidhjeve të problemeve.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësisë.
    Aftësi të avancuara në përdorimin mjeteve mbi analizimin e të dhënave.
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe bashkëpunim.
    Njohuri bazë mbi parimet dhe procedurat e menaxhimit të inventarit.
    Eksperiencë mbi procedurat per kryerjen e inventarizimeve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
    Njohuri mbi perdorimin e paketes Microsoft Office
    Fleksibël me oraret dhe gatishmëri për të punuar jashtë zyrave të shoqërisë.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt "Inventarizues".
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X