BROTECH BRANDS është një kompani e fokusuar prej 9 vitesh në fushën e ndriçimit duke i shërbyer bashkëpuntorëve/klientëve nëpërmjet Showroom-it LED Shop, kanalit të distribucionit dhe studios së ndriçimit Memo Lighting.
Brotech Brands po kërkon një Specialist Shitjesh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mirëmban klientët ekzistues duke i ofruar produktet e nevojshme sipas specifikave të tyre;Identifikon klientë të rinj dhe prezanton produktet & shërbimet e kompanisë;Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit për të kuptuar nevojat e tij;I përgjigjet në kohë dhe në mënyrë profesionale të gjitha telefonatave dhe e-maileve të ardhura;Orienton klientin drejt zgjidhjes së duhur të produktit;Përgatit dhe prezanton produktet tek klienti;Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur një marrëveshje me klientin;Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proçeset e punës deri në finalizimin e punes;Ofron mbështetje pas shitjes;
Edukimi dhe kualifikime të tjera:
Diplomë Bachelor në degët: Ekonomik, Administrim Biznesi, Inxhinieri.1-2 vite eksperince pune në shitje;Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë njohuri dhe përvoja trainimi dhe kualifikimi në manaxhim, shitje dhe komunikim;
Aftësitë e kërkuara:
I aftë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me klientët;Aftësi vizuale dhe kreative për të kuptuar sa më mirë kërkesat e klientëve;Aftësi në planifikim, skedulim dhe organizim;Aftësi shumë të mira komunikuese;
Aftësi të tjera:
Të disponoj patentë të klasit B
Apliko tani duke dërguar CV-në në adresën [email protected] ose duke kontaktuar ne numrin 067 200 5985.
Afati aplikimit brenda datës 25/01/2024
AplikoWhatsApp