Menaxher i Burimeve Njerëzore | Tiranë
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Burime njerezore - HR
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Progeen, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon
standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët.
Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Menaxher i Burimeve Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Rolit
Progeen, po kërkon një individ energjik, profesionist, dhe me përvojë në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore, i cili do të jetë përgjegjës për të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e Burimeve Njerezore, përfshirë zhvillimin organizacional të kompanisë, rekrutimin, marrëdhëniet me punonjësit, si dhe pajtueshmërinë me politikat e brendshme të kompanisë dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Përgjegjësitë:
Zhvillon dhe zbaton strategjitë dhe politikat e Burimeve Njerëzore për të mbështetur objektivat e biznesit të kompanisë.
Zhvillon dhe zbaton planet e rekrutimit me qëllim plotësimin sipas standardeve me të larta të pozicioneve vakante në kompani.
Harton politika, procedura, manuale dhe direktiva që adresojnë dhe trajtojnë aspekte të marrëdhënies së punësimit si dhe është kontakti kryesor qe menaxhon problematikat e punonjesve në vendin e punës.
Promovon një kulturë të punës pozitive dhe gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve.
Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim të stafit si dhe krijon e koordinon programe që synojnë rritjen e aftësive profesionale dhe performancës në punë duke monitoruar dhe efikasitetin e tyre.
Zhvillon dhe implementon sisteme të vlerësimit të performancës dhe ndihmon drejtuesit në aplikimin e metodave më të mira të vlerësimit të stafit.
Menaxhon proceset administrative të lidhura me pagat (regjistrimet, deklarimet e punonjësve, sigurimeve shoqërorë etj.) dhe mbikëqyr administrimin e benefiteve, shpërblimeve etj. duke suportuar vazhdimisht me kërkime e studime të tregut të punës me qëllim sigurimin e një sistemi pagash të drejtë dhe konkurrues.
Kryen analiza dhe raporton në mënyrë periodike mbi metrika të qarta të kapitalit njerëzor për të ndihmuar vendimmarrjet e shoqërisë.
Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore, regjistrat dhe të dhënat e punonjësve, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë.
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Jurisprudencë ose degë të tjera të ngjashme.
Përvojë 5 vjeçare në menaxhimin e Burimeve Njerezore (përbën avantazh në sektorin e ndërtimit).
Njohuri dhe zoterim të praktikave më të mira të Burimeve Njerëzore dhe legjislacionit të punës.
Njohje e mirë e gjuhës angleze, programeve te Microsoft Office dhe platformave specifike për Burimet Njerezore.
Komunikim dhe aftësi ndërpersonale të shkëlqyera për të bashkëvepruar efektivisht me të gjitha nivelet e organizatës.
Aftësi për të trajtuar informacion konfidencial në mënyrë diskrete.
I/E orientuar ndaj rezultateve dhe me aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve, analizën dhe vendimmarrjen.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 30.11.2024.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply