Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier/e Përpunues për Projekte Strukturore | Tiranë

    Inxhinier/e Përpunues për Projekte Strukturore | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Progeen, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Roli: Inxhinier Përpunues për Projekte Strukturore
    Departamenti i Projektimit|Skuadra e Strukturës
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Rolit
    Kërkojmë një Inxhinier Ndërtimi, për t’ju bashkuar skuadrës së projektimit e cila merret me projektimin, analizimin dhe optimizimin e strukturës së objekteve civile apo industriale.
    Përgjegjësitë:
    Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
    Të marrë pjesë në llogaritjen e ngarkesave të përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
    Të marrë pjesë në përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës që projektohet;
    Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
    Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
    Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamentit Teknik të shoqërisë si arkitektët, inxhinierin mekanik, elektrik, si dhe inxhinierë të disiplinave të tjera, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.
    Kualifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist;
    Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
    Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
    Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 30.11.2024.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X