Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Mechanical Engineer in Supervision | Balfin Development

    Mechanical Engineer in Supervision | Balfin Development
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | Mekatronik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Inxhinier Mekanik në Mbikëqyrje
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Palasë
    Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Mbikëqyrësi, përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë e vërtetësinë e dokumenteve që pasqyrohen në të.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Verifikon të gjithë dokumentacionin përkatës, të licencave, të autorizimeve dhe të lejeve, të cilat, sipas dispozitave në fuqi, duhet të merren para fillimit të punimeve;​
    Njeh me hollësi kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha akteve administrative që lidhen me të, si dhe njeh të gjitha ndryshimet e mundshme të kësaj kontrate me kalimin e kohës;​
    Harton aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrativ, si licenca, autorizime e leje të marra nga sipërmarrrësi;​
    Gjatë zbatimit të objektit jep instruksione me shkrim dhe nëse gjen shkelje të standarteve teknike dhe akteve ligjore dhe nënligjore, vë në dijeni Menaxherin e Projektit dhe Menaxherin e Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe ndjek zbatimin e tyre;​
    Miraton të gjitha materialet e punimeve mekanike që përdoren në vepër, në përputhje me specifikimet teknike të projektit;​
    Kërkon kryerjen e provave të materialeve të punimeve mekanike të vendosura në objekt, për të verifikuar cilësinë;​
    Sugjeron pezullimin e përkohshëm të punimeve për zbatimin teknik të gabuar ose paaftësi teknike zbatimi, në çdo rast me miratimin e Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe Menaxherit të Projektit, për aq kohë sa quhet e nevojshme korrigjimi i gjendjes;​
    Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve mekanike dhe i raporton Menaxherit të Njësisë dhe Menaxherit të Projektit për realizimin e tij. Asnjë punim nuk do të mbulohet, maskohet a betonohet pa miratimin e mbikëqyrësit të punimeve mekanike;​
    Merr pjesë në kolaudimin e veprës dhe asiston kolaudatorin në proces;​
    Pas përfundimit të kolaudimit, mbikëqyrësi i punimeve, raporton tek Menaxheri i Njesise dhe Menaxheri i Projektit për përfundimin e procesit të kolaudimit;​
    Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit në bashkëpunim më Këshillin Teknik;​
    Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurisë së Menaxherit të Projekt;​
    Asiston në kryerjen e oponencës teknike në dorëzim të çdo faze të projektimit;​
    Raporton në mënyrë periodike tek Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe tek Menaxheri i Projektit;​
    Harton raportet e mbikëqyrjes javore dhe mujore si dhe raporte specifike në varësi të problematikave në kantier.​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike
    Kualifikime të tjera:​
    Eksperiencë 10 vjeçare ne zbatim punimesh;​
    Eksperiencë 5 vjeçare në mbikëqyrje punimesh;​
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
    Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
    Aftësi për të koordinuar punën ne projektet përkatëse;​
    Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;​
    Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit.​
    Njohje te programeve kompjuterike, paketa Office, Auto Cad, Microsoft Project, njohja e programit Revit perben perparesi.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 21/11/2024
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X