Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Te Stela Resort kërkon të punësojë: " MENAXHER FOOD AND BEVERAGES "


    Te Stela Resort kërkon të punësojë:

    " MENAXHER FOOD AND BEVERAGES "


    Detyrat dhe Përgjegjësitë

    1. Bën menaxhimin e shërbimit “Food and Beverage” në të gjithë resortin.
    2. Bën menaxhimin e stafit.
    3. Mban lidhjet me klientët dhe i’u përgjigjet ankesave të tyre, merr feedbackun e tyre për çdo event, drekë apo darkë që zhvillohet.
    4. Siguron që të gjithë punonjësit kanë veshur uniformat e tyre duke respektuar standartin e kompanisë.
    5. Zhvillon mbledhje me stafin, trajton problematikat e tij, ndihmon në trajnimin dhe motivimin e tij.
    6. Kontrollon territorin, ambjentin e shërbimit nëse është i rregullt.
    7. Ruan standartet për kontrollin e cilësisë, të higjenës, të shëndetit dhe të sigurisë në punë.
    8. Bën planifikimin e shitjeve, të fitimit dhe të zhvillimit të stafit.
    9. Koordinon, menaxhon dhe monitoron punët e Bar/Restorantit.
    10. Planifikon strategji efektive për te rritur të ardhurat financiare dhe mirëqenien e kompanisë.
    11. Është pergjegjëse për produktet në bar dhe kuzhinë.
    12. Koordinon proçesin e ndërtimit të recepturave ndërmjet kuzhinierit dhe Departamentit të Finances dhe sigurohet për regjistrimin e tyre në kohën e duhur.
    13. Është përgjegjës për menaxhimin e restorantit.
    14. Ndjek të gjitha problemet e logjistikës që ka bari/restoranti dhe koordinimin me personat përgjegjës për sistemimin sa më shpejt të tyre.
    15. Monitoron shërbimin.
    16. Jep zgjidhje situatave të ndryshme kur ka pakënaqësi në shërbim.
    17. Merr masa paraprake për parapërgatitjen e shërbimit.

    Kualifikimet dhe kërkesat

    1. Të ketë arsim të lartë Menaxhim ose Administrim Biznesi.
    2. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe komunikim verbal.
    3. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në një fushë të tillë.
    4. Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup.
    5. Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
    6. Të mendoj në mënyrë kritike dhe t’u japi zgjidhje problemeve.
    7. Të ketë aftësi organizative dhe aftësi vendimmarrje.
    8. Të menaxhojë konfliktet.
    9. Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
    10. Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar)


    Personat e interesuar mund te kontaktojne apo te dergojne cv-te e tyre në adresat e mëposhtme.

    Email: [email protected]
    Tel: 0672033327
    Adresa: Autostrada Tr-Dr, Km 7 Mezez, Kashar Tirane

    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbeshtetje të legjislacionit në fuqipër mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr.9887 date 10.03.2008)"Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.

    Cel. : 0672033327


    AplikoWhatsApp
Working...
X