Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi
    Tirane

    Eksperienca


    vetem me eksperience



    E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar një Inxhinier Ndërtimi.
    Permbledhje Pozicioni: Inxhinieri i ndërtimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.
    Pergjegjesite kryesore
    Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre
    Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori
    Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre
    Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier
    Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi
    Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen
    Kërkesat:
    Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi)
    Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office dhe të ketë njohuri të mira rreth teknologjisë së informacionit
    Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit
    Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë në identifikimin dhe vendosjen e prioriteteve
    Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre
    Të ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmëndje maksimale detajeve
    Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuse
    Të jetë i aftë të bashkëpunoj në grup dhe të delegoj detyra
    Të jetë i vetëmotivuar dhe i orientuar drejt arritjes së rezultateve
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected] ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 7050 551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    +355 69 705 0551
Working...
X