Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik Zbatimi

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik Zbatimi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Vore



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | Elektronike
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundësi punësimi - Inxhinier Elektrik Zbatimi
    VEGA Solar, pjesë e VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Me ekspertizë disa vjeçare në projektimin dhe zbatimin e sistemeve fotovoltaike, ne sjellim në treg zgjidhje të avancuara që janë të përshtatura për të përmbushur kërkesat specifike të klientëve tanë nga bizneset tregtare, rezidenciale deri tek bizneset industriale në shkallë të gjerë.
    Nëpërmjet një qasjeje të bazuar në inovacion, përshtatshmëri dhe një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, VEGA Solar ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga konsulenca, planifikimi deri te instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve fotovoltaike, duke siguruar performancë të lartë dhe kënaqësi të klientit për investimin e tyre. VEGA Solar ofron zgjidhje të personalizuara dhe të avancuara që sigurojnë efikasitet të energjisë dhe ulje të kostos për klientët, duke maksimizuar fitimin e tyre.
    Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik Zbatimi.
    Detyrat e pozicionit të punës:
    Mbikëqyr të gjitha aspektet e instalimeve të sistemit fotovoltaik nga planifikimi fillestar deri në kolaudimin e impiantit FV;
    Njohuri të forta të teknologjive të energjisë diellore, sistemeve elektrike dhe metodave të ndërtimit;
    Monitoron dhe mbikëqyr punën e përditshme në terren për të siguruar përputhjen me specifikimet e projektit, afatet kohore dhe standardet e sigurisë;
    Ofron udhëzime teknike dhe mbështetje për grupet e punës, duke zgjidhur çdo problem që lind gjatë procesit të instalimit;
    Kryen inspektime dhe teste të rregullta për të siguruar që cilësia dhe performanca e sistemeve të instaluara përmbushin standardet e VEGA Solar;
    Bashkëpunon me menaxherët e projektit, ekipet e projektimit, furnitorët dhe klientët për të siguruar ekzekutimin pa probleme të projektit;
    Mbani dokumentacion e saktë të projektit, duke përfshirë raportet ditore, të dhënat e inspektimit dhe situacionet e projektit;
    Përgatit situacionin përfundimtar të projektit dhe projektin As-Built;
    Përcakton dhe zbaton protokollet e shëndetit dhe sigurisë në punë;
    Identifikon rreziqet e mundshme dhe zhvillon strategji për të shmangur dhe për të adresuar çdo sfidë të hasur gjatë projektit;
    Ndihmon në trajnimin dhe mentorimin e inxhinierëve të rinj dhe grupeve të punës për praktikat më të mira dhe standardet teknike;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara, me aftësi për të përcjellë në mënyrë efektive informacionin teknik palëve të ndryshme të interesuara;
    Gatishmëri për të udhëtuar në vende të ndryshme të projektit sipas nevojës;
    Kualifikimet:
    Diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose në degë të Fakultetit Elektrik;
    Minimumi 1-2 vjet përvojë në industrinë e energjisë diellore ose një rol të ngjashëm inxhinierik;
    Njohuri të forta të sistemeve elektrike, duke përfshirë instalimet elektrike, inverterave dhe lidhjet në rrjet;
    Njohuri në përdorimin e AutoCad;
    Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të forta komunikim;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
    Patentë shoferi e vlefshme dhe aftësia për të udhëtuar në projekt;
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Elektrik Zbatimi”
    ose aplikoni direkt në linkun: https://vega-group.odoo.com/jobs/inx...rik-zbatimi-23
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X