Kompania turistike Albania Holidays me një eksperience 18 vjeçare në treg, ju ofron një mundësi të re që të bëheni pjesë e një profesioni të bukur, organizimit të udhëtimeve për të huaj në Shqipëri e rajon. Po kërkojmë njerëz të rinj, energjikë, pozitiv dhe fleksibël, të gatshëm të rritën me ne.
Koordinatore / Konsulete Turizmi
a) Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
1. Të zotërojnë në nivel profesional Anglisht dhe Italisht ose një gjuhë tjetër (Gjermanishtja, Frëngjishtja ose Spanjishtja janë të preferuara).
2. Të kenë arsim të lartë. Diploma për gjuhë të huaja, turizëm ose degë të ngjashme me të si psh, Administrim Biznesi / Menaxhim / Marketing përbën një avantazh.
3. Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese me koleget, klientët e partnerët tanë.
4. Të jenë persona pozitiv dhe entuziast për të përfituar njohuri të reja e për tu rritur në punë.
b) Detyrat e këtij pozicioni përbehen nga:
1. Vendosja dhe mbajtja e komunikimit me partnerë të huaj kryesisht nëpërmjet e-mailit.
2. Krijimi i paketave turistike për turistë individë ose grupe që duan të vizitojnë Shqipërinë.
3. Rezervimi, koordinimi dhe menaxhimi i udhëtimeve turistike, për turistët e huaj.
c) Të përzgjedhurit do përfitojnë:
1. Trajnim të plotë profesional në fushën e turizmit.
2. Zyra modernë, tek kompleksi KIKA2, ambient i qetë e profesional.
3. Pagë bazë tepër të kënaqshme dhe bonuse bazuar në performancë.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e parashtruara me siper, janë të lutur, të dërgojnë CV-në e tyre në e-mailin: [email protected]
Ju mirëpresim!
Apliko