Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Mekanike | Mekatronik
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni: Inxhinier Mekanik
    Vendodhja: Tirane
    Lloji I punës: Full Time
    Përshkrimi i Punës
    Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për kordinimin dhe zbatimin e projekteve mekanike sipas pocedurave te kompanise. Fokusi I aktivitetit është në satcione elektrike dhe linja elektrike.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Përgatit, koordinon dhe kontrollon gjithë dokumentacionin e duhur teknik sipas fazave të zbatimit të projektit;
    Rishikon projektin dhe koston e punimeve mekanike dhe propozon zgjidhje teknike të favorshme për zbatimin e projektit;
    Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
    Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
    Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
    Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes së mjedisit;
    Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Diplomë master në degën Inxhinieri Mekanike.
    Njohuri të programeve AutoCAD, Msc Office.
    Njohuri të mira gjuhës angleze.
    Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme 1-3 vite.
    Aftësi shumë të mira në komunikim.
    Aftësi shumë të mira në organizim.
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 30-10-2024 në adresën [email protected], duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply
Working...
X