Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Visual Merchandiser / COIN

    Tirane, ofroj vend pune Visual Merchandiser / COIN
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Piramida | ETC | TVSH | Stadiumi



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    ArkitektureInxh. Industriale
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Visual Merchandiser / COIN
    DETYRAT KRYESORE:
    Planifikon mënyrën e realizimit të detyrave që i janë ngarkuar; si dhe eshte pergjegjes per te siguruar prezantimin sa më të paraqitshëm të vitrinave, dritareve të ekspozimit, pareteve të zonave të ndryshme dhe manekinave në dyqan.
    Realizon detyrat e ngarkuara në kohë dhe me cilësi të lartë, komform rregullave dhe proçedurave të përcaktuara të kompanisë;
    Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e eficiencës në punë;
    Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave që i janë ngarkuar dhe i raporton ato tek Menaxheri dhe Departamenti i Blerjes;
    Raporton dhe informon në vazhdimësi mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura tek Menaxheri dhe Departamenti i Blerjes sipas kërkesave te tyre;
    Pergatit zonat e ekspozimit brenda dyqanit në përputhje me kriteret proceduriale, duke përdorur elementë dhe mjete mbështetëse;
    Garanton funksionimin e zonave të ekspozimit, si mjete komunikimi dhe shitjeje me impakt të drejtpërdrejtë tek klientët;
    Realizon ekspozimet e përcaktuara në manualet profesionale (manekinat, mostrat e ndryshme, etj), duke maksimizuar hapësirën e dyqanit;
    Kontribuon si pjesë e grupit të organizimit për eventet promocionale, duke vënë në funksion njohuritë dhe eksperiencën në fushën e modës;
    Kryen kërkime mbi mënyrën e jetesës dhe ecurinë e modës, si dhe perditesohet per veçorite e komunitetit;
    Bashkëpunon me stafin e angazhuar në shitje dhe ndihmon për të kuptuar rëndësinë e prezantimit të produkteve, në mënyrën e kërkuar;
    Dokumenton punën e kryer, përmes fotografimit të vitrinave të dyqanit, të mureve dhe elementëve të tjerë të paraqitjes, për të siguruar qëndrueshmërinë e imazhit dhe markës së kompanisë;
    Ofron këshillim estetik që mund të kërkohet nga klienti për blerjet e dëshiruara;
    Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë.
    KRITERET KRYESORE:
    Edukimi: Arsim i larte per; Tekstil dhe Mode, Interior dizajn, Fashion Merchandising
    Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht
    Njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri ne perdorimin e programave te dizajntit si Photoshop, Illustartor ose programe te ngjashme, dhe njohuri ne perdorimin e paktes Microsoft Office
    Eksperienca e kerkuar: Eksperience 3-5 vjet në profesionin e Visual Merchandiser.
    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. Afati i fundit i aplikimit eshte data 28 Tetor 2024, ora 17:00.
    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”
     
    Apply

    WhatsApp

    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X