Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Jurist/e

    Tirane, ofroj vend pune Jurist/e







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Jura | Drejtesi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Mundësi punësimi -Jurist/e

    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.

    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Jurist/e.

    Roli dhe pergjegjësitë:

    Harton kontrata të llojeve të ndryshme;
    Pergatit dokumentacionin per leje qendrimet e stafit te projekteve ne vende jashte Shqiperise.
    Përgatit dhe depoziton në instancat shteterore të gjithë aktet tregtare për çështjet tregtare të shoqërisë;
    Kryen dhe ndjek proçedurat për përfitimin e lejeve dhe liçensave të nevojshme në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë;
    Përgatit dokumentacionin juridik për pjesëmarrjen e shoqërisë në prokurime publike;
    Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek proçedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespodencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
    Evidenton ndryshimet në ligjet e biznesit dhe informon departamentet dhe punonjësit të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime;
    Përgatit prokura dhe autorizime te ndryshme;
    Kriteret e Kualifikimit:

    Diplomë në Drejtësi.
    Eksperiencë e paktën 3-5 vjet në një rol të ngjashëm, preferohet në industrine e ndertimit.
    Eksperienca në përgatitjen e dokumentacionit për prokurime publike dhe ndjekjen e proceseve ligjore.
    Kualifikimi i avancuar ( Master) në fushën ligjore.
    Njohuri të thella mbi ligjet e biznesit dhe rregulloret e aplikueshme.
    Aftësi për të interpretuar ligje , rregullore dhe për të aplikuar ato në praktikë.
    Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, si me gojë ashtu edhe me shkrim, për të përfaqësuar kompaninë në mënyrë efektive.
    Njohje dhe respektim i kodeve etike dhe praktikave të mira në fushën juridike.
    Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme. Njohja e një gjuhe shtesë të Bashkimit Evropian do të konsiderohet si aset.
    Njohuri mbi menaxhimin e riskut dhe përputhshmërinë.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar projekte të ndryshme.
    Shënime:

    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Jurist/e”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply
Working...
X