Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Kordinator/Shitje

    Tirane, ofrohet vend pune Kordinator/Shitje







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Autostrada Tr.-Dr.





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Administrate | Nenpunes



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Përshkrimi​A.M.G sh.p.k e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

    Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

    Kompania kërkon: Kordinator/e Shitje

    Detyrat​
    Përgjegjes/e për zhvillimin dhe mbajtjen e të dhënave të shitjes dhe vënia në dispozicion në formate të ndryshme dhe shpeshtësi sipas kërkesës së menaxhereve të shitjes dhe administratorit;
    Nxjerrja e indikatorëve krahasues të shitjes dhe monitorimi i ecurisë së procesit të shitjeve ;
    Kryen analiza të shifrave dhe statistikave mbi tregun dhe raporte periodike të përmbledhura mbi dinamikat e tregut;
    Mirëmban databazën e shitjes dhe gjeneron raporte për shitjet në kohë reale dhe sipas kërkesës;
    Raporton shitjet e realizuara në baza ditore;
    Koordinon me departamente të tjera apo njësi detyra që lidhen me sigurimin e të dhënave për shitje dhe për detyra të tjera shtesë sipas kërkeses;
    Ndjek dhe rakordon çdo muaj shifrat e shitjeve me departamentin e financës;
    Koordinon me Departamentet e tjera duke siguruar një proçes normal të gjithë aktivitetit të shitjeve;
    Kryen detyra të tjera sipas nevojës.
    Kualifikimet​
    Edukimi: Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, Ekonomiks, (Përbën përparësi nëse është i diplomuar në Informatike ekonomike);
    Eksperiencë administrative në analizim të dhënash;
    Aftësi të shkëlqyera në Microsoft Office Excel;
    Aftësi të mira të komunikimit me gojë dhe me shkrim në Anglisht dhe Shqip;
    Aftësi bashkëpunuese dhe ndërveprimi në grup;
    Aftësi dhe dëshirë për të punuar me persona nga nivele të ndryshme menaxhimi;
    Shënime​Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0676047277.
    Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

    Cel. : 0676047277

     




    Apply


    WhatsApp


















    A.M.G sh.p.k
    Rr.Tirane-Durres. Km.6 Kashar
    1000 Tirane, Albania

    [email protected] | www.amgfood.com
Working...
X