Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist Marketingu | Tiranë

    Specialist Marketingu | Tiranë







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Marketing



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Specialist Marketingu
    Departamenti i Marketingut
    Vendndodhja: Tiranë


    Përmbledhja e Rolit:

    Progeen po kërkon të plotësojë skuadrën e Marketingut me një Specialistit Marketingu, i cili të kujdeset për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të promovuar produktet dhe shërbimet e kompanisë, në përputhje me qëllimet dhe vizionin e saj. Kjo përfshin përgatitjen dhe menaxhimin e materialeve promovuese, zhvillimin e fushatave të marketingut digjital dhe jo digjital, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Shitjeve.


    Përgjegjësitë:

    Krijimi i planeve të marketingut që synojnë rritjen e reputacionit të kompanisë në treg;
    Organizimi dhe menaxhimi i fushatave të ndryshme të marketingut, duke përfshirë: reklamat në mediat sociale, marketingun digjital dhe fushatat offline;
    Kryerja e hulumtimeve të tregut për të identifikuar tendencat, konkurrencën dhe mundësitë e reja;
    Bashkëpunimi me skuadrën e shitjes për të siguruar që strategjitë e marketingut janë në përputhje me objektivat e kompanisë;
    Analizimi i të dhënave dhe përpilimi i raporteve për të vlerësuar efektivitetin e aktiviteteve të marketingut me qëllim përmirësim e qasjes së marketingut në vijim.


    Kualifikimet:

    Të ketë kryer arsimin e lartë/ Dega Marketing;
    Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë të ngjashme;
    Të ketë aftësi për të punuar në disa projekte njëkohësisht;
    Të ketë njohuri shumë të mira të platformave të marketingut digjital dhe trendeve, dhe se si mund të përdoren në favor të fushatave të kompanisë;
    Të këtë eksperiencë me CRM, analizë të dhënash, B2B marketing;
    Të këtë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me një mbikëqyrje minimale;
    Të mund të punojë në një ambient kërkues, pa humbur vëmendjen ndaj detajeve;
    Të këtë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.


    Mënyra e aplikimit

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 16.11.2024.

    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X