Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune ASISTENT MENAXHER BLERJESH


    Kompania “TEUTA DURRES” SHPK, lider në treg në sektorin ushqimor prej 28 vitesh me markat “TEUTA” dhe “GOLD”
    si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Tedesco
    në mbi 20 ekskluzivitete për territorin Shqiptar,
    kërkon të punësojë:

    ASISTENT MENAXHER BLERJESH – DURRËS

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    Menaxhimi i inventarit, analizimi i gjendjes së artikujve, trendit të shitjeve të tyre dhe gjenerimi i porosive të reja;Gjenerimi i raporteve periodike lidhur me gjendjen në magazinë të artikujve të ndryshëm;Mbajtja dhe ruajtja e marrëdhënieve me furnitorët në lidhje me produktet, çmimet përkatëse, afatin e lëvrimit të porosive dhe termave të shpërndarjes;Organizimi i transportit në mënyrë sa më efektive në konteinerë/kamionë me qëllim uljen e kostove të transportit;Ndjekja e afateve të ardhjes së artikujve të rinj, komunikimi i datave te pritshme tek menaxheri i shitjeve dhe magazinieri;Ruajtja e komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanive të transportit, përgatitja e dokumenteve që nevojiten për doganën dhe mbajtja e marrëdhënieve me agjencinë doganore;Hedhja e faturave të blerjeve, importeve; Gjenerimi i raporteve në lidhje me blerjet dhe inventaret.
    Kërkesat e profilit:
    Arsimi i lartë (preferohet Dega Ekonomik);Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (e folur dhe e shkruar);Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: [email protected].

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.


    Apliko
Working...
X