Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune RED and Field Business Analysis Coordinator

    Tirane, ofroj vend pune RED and Field Business Analysis Coordinator





















    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    IT | TIK | Informatike Ekonomike





    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
    me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin : RED and Field Business Analysis Coordinator
    RED and Field Business Analysis Coordinator është përgjegjës për administrimin dhe koordinimin e proceseve të RED-it si dhe të Analizës së Standardeve për Sibegun dhe Shqiperinë.

    Roli dhe Përgjegjësitë

    Përgjegjës për administrimin dhe raportimin e të gjithë dokumentacionit për proçesin RED, duke ruajtur çdo herë standardet e kërkuara sipas TCCC-se dhe udhëzimeve lokale.
    Përgatit Listën e pikave RED në bazë të objektivave të vendosura.
    Mirëmban databazën e RED KPI nga Ekzekutivët e Shitjes dhe Specialistëve të Vëzhgimit të Terrenit.
    Përditëson dhe koordinon raportet e rezultateve RED dhe të Analizës së Standardeve në bazë ditore/javore/mujore sipas deadlineve-ve përkatëse.
    Përgatit dhe analizon raportin To-Do-List për forcën shitese duke theksuar hapësirat për përmirësim në KPI-të RED.
    Sugjeron përmirësime të proceseve RED dhe Analizës së Ekzekutimit te Standardeve per Shqiperine dhe Sibegun.
    Kordinon dhe analizon procesin e vleresimit dhe raportimit te fotove te Analisteve te te dhenave
    Trajnon dhe mbeshtet ne menyre te vazhdueshme stafin nen varesi, per arritjen e rezultateve te grupit CCBS-Sibeg ne ekzekutim
    Mban në mënyrë të detajuar dokumentacionin për secilin projekt.
    Aplikon përditësime në databazën RED dhe në sistem, sipas ndryshimeve të KPI-ve, bazuar në strategjitë e vendosura.
    Analizon dhe pergatit te dhenat e lidhura me funksionn per Biznes Review CCBS/UFT dhe Staff Meeting javor
    Raporte dhe Analiza te ndryshme per Tepelenen
    Raportim i rezultateve RED te TCCC Director Frontline Commercial
    Raportimi dhe kordinimi per procesin e Sibegut me FIELD BUSINESS ANALYST MANAGER
    Demonstron gjatë tërë kohës sjelljen e kërkuar nga Kodi i Sjelljes në të gjitha situatat, në mënyrë që të projektojë imazhin më të mirë të CCBS, punonjësve dhe praktikave të saj. Tërheq vemendjen e menaxhereve ndaj situatave jo në përputhje me Kodin e Sjelljes.
    Kryen ndonjë detyrë tjetër siç kërkohet nga Menaxheri i Linjës.
    Aftësitë dhe kualifikimet:

    Diplomë Universitare, përbën avantazh dega Informatike Ekonomike.
    Aftësi shumë të mira analizuese dhe raportuese.
    Aftësi të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
    Diskret dhe profesional.
    Shume i organizuar, metodik dhe eficent.
    Aftësi shumë të mira në përdorimin e: Excel, Outlook
    Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: [email protected]

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.coca-cola.al
    Mob. +355682019291



    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit https://njoftime.com/0682019291
    CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
    CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
    CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Working...
X