Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Prodhimi

    Menaxher Prodhimi







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglishtitalisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
    me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin : Menaxher Prodhimi

    Menaxheri i Prodhimit eshte përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave të prodhimit si dhe planifikimin strategjik të investimeve, në përputhje me direktivat e marra, planet dhe strategjinë e miratuar, me qëllimin realizimin në kohë të objektivave të përcaktuara.

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Krijon dhe zbaton objektivat strategjike për Departamentin e Prodhimit; zhvillon modele të vazhdueshme të akiviteteve operacionale të prodhimit në linjë me buxhetin e përcaktuar; përgatit buxhetin e përgjithshëm për departamentin, ndërsa monitoron shpenzimet për të siguruar respektimin e këtj buxheti.
    Mbikqyr performancën dhe cilësinë e prodhimit nëpërmjet vendosjes, monitorimit dhe rishikimit të objektivave, duke maksimizuar efiçencën dhe minimizuar skarcot dhe kostot nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe kontrolleve efikase.
    Sigurohet që aktivitetet e departamentit të prodhimit të plotësojnë dhe të integrohen me kërkesat e kompanisë për menaxhimin e Sistemit të Integruar të Cilësisë, politikat e CCBS dhe normat ndërkombëtare.
    Siguron përputhshmëri me ligjet, udhëzimet, rregulloret në fuqi dhe marrëdhëniet me organet e kontrollit të shtetit.
    Menaxhon projektet në prodhim.
    Drejton dhe koordinon aktivitetet e Departamentit të prodhimit në marrëdhënie me sektorët e tjerë.
    Siguron funksionimin e grupeve të menaxhimit të ujit, mjedisit e Sigurisë në Punë.
    Cakton detyra të qarta anëtarëve të grupit në mënyrë që të jetë e qartë se çfarë pritet prej tyre.
    Udhëzon dhe supervizon punën duke motivuar punonjësit të arrijnë objektivat e caktuara.
    Vlerëson performancën e grupit përgjegjes të prodhimit në mënyrë periodike.
    Ndërhyn në rastet kur performance e tyre është nën nivelin e pritshmërive, me objektiv kryesor ndihmesën për tu rikthyer në nivele të pranueshme.
    Promovon dhe stimulon iniciativat dhe sygjerimet e punonjësve për të vlerësuar dhe njohur kontributin e tyre.
    Aftësitë dhe kualifikimet:

    Diplomë Universitare, me profil Inxhinieri.
    7-10 vite eksperiencë pune progresive në industri të ngjashme të prodhimit Ushqimor dhe Pijeve, nga të cilat 5 vite në pozicione drejtuese.
    Aftësi shumë të mira komunikuese, negocjuese dhe menaxhim konflikti.
    Përvojë të demonstruar në kontrolle financiare operative dhe programe, si dhe njohuri të praktikave të prodhimit, logjistikës, sigurisë dhe cilësisë, blerjes dhe menaxhimit të materialeve.
    Aftësi kompjuterike dhe e aftë për të mesuar shpejt sisteme të reja për përmirësimin e efiçencës në punë.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
    Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: [email protected] brënda datës 31.10.2024.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.coca-cola.al
    Mob. +355682019291



    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit https://njoftime.com/0682019291
    CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
    CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
    CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Working...
X