Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Manaxher Shitjesh për zonën Gjirokastër, Tepelenë, Përmet & Ballsh

    Manaxher Shitjesh për zonën Gjirokastër, Tepelenë, Përmet & Ballsh







    Fier



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience












    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

    Manaxher Shitjesh për zonën Gjirokaster, Tepelenë, Përmet & Ballsh

    Qëllimi i punës
    Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve për zonën e caktuar gjeografike, zbatimi i strategjive komerçiale duke drejtuar dhe zhvilluar çdo ditë grupin e tij të shitjes. Në mënyrë më specifike:

    Roli dhe përgjegjësitë:

    Krijon intinerarin e përditshëm në mënyrë logjike për të gjithë grupin në varësi të tij.
    Siguron shpërndarjen e asortimenteve të CCBS tek të gjithë klientët e mundshëm.
    Përcakton objektiva SMART dhe në mënyrë efektive delegon detyrat tek anëtarët e grupit.
    Menaxhon shumëllojshmërinë e pijeve sipas fotos së suksesit për kanal e segment.
    Siguron që dokumentacioni i duhur është mbledhur/firmosur/përditësuar dhe raportuar në përputhje me rrethanat sipas proçedurave të kompanisë.
    Zbaton, monitoron dhe menaxhon vendosjen e materialeve promovuese në të gjitha pikat e shitjeve.
    Zhvillon marrëdhënie të ngushta dhe efektive me klientët, kolegët dhe vartësit e tij /saj.
    Aftësitë dhe kualifikimet:

    Diplomë universitare (përbën avantazh diploma në një nga degët e Fakultetit Ekonomik).
    Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
    Aftësi të mira drejtuese, udhëheqese dhe motivuese.
    Aftësi analitike dhe koordinuese.
    Njohuri të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
    Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi excel.
    Patentë makine tipi B.
    Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen :[email protected],brenda datës 25/10/2024.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.coca-cola.al
    Mob. +355682019291



    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit https://njoftime.com/0682019291
    CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
    CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
    CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Working...
X