Kompania "Brunes" sh.p.k, një kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, interesohet të rekrutojë kandidate në pozicionin Specialiste Finance për Brunes Tiranë.
Roli dhe pergjegjësitë:
Ø Përgatitja e informacionit financiar të Shoqerise;
Ø Regjistrimi i të dhënave financiare në sistemin kontabël, duke u bazuar ne informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, arka, levizjet bankare, etj.;
Ø Regjistrimi i hyrje-daljeve të mallrave nga magazine;
Ø Mbikqyrja në vazhdimësi dhe me përpikmëri e proceseve financiare
Ø Kryerja e kontrolleve rregullisht të shitjeve dhe blerjeve, si dhe importeve.
Kriteret:
-Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë.
-Të ketë njohuri shumë të mira në kontabilitet;
-Të ketë njohuri në hedhjen e veprimeve në sistemin financiar dhe në kontrollin e tyre
-Të kryejë rakordime klientesh e furnitoresh
-Të njohë programin financiar NAV
-Të ketë aftësi në analizimin e të dhënave financiare dhe përgatitjen e raporteve financiare
-Të jetë korrekte, e organizuar dhe e orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara
-Të zoteroje aftesi te mira komunikuese edhe pune në grup.
E preferueshme:
-Të ketë eksperiencë pune në fushën e financës mbi 3 vite
Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën: [email protected]
Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhura për intervistë.
Apliko