Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës (Vollga & Plazh)

    Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës (Vollga & Plazh)







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Asistence | Sekretari | Backoffice



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës.
    Departamenti: Operacional
    Vendodhja: Durrës.

    Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    -Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
    -Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
    -Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
    -Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
    -Analiza e shitjeve;
    -Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës;
    -Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
    -Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
    -Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
    -Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

    Kërkesat:
    a.Edukimi: Diplomë Universitare.
    b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
    c.Kualifikime të tjera:
    -Njohuri të gjuhës Angleze;
    -Njohuri të mira të paketës kompjuterike.
    d.Aftesi të tjera:
    -Aftësi në menaxhim;
    -Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
    -Aftësi në organizim;
    -Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
    -Aftësi në menaxhimin e stresit;
    -I aftë të punojë në ekip.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] brenda dates 20/10/2024, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X