Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale
Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.
Pozicioni: Teknik riparimesh WG (Pajisje te bardha elektroshtepiake)
Raporton: Koordinator i departamentit
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë
Detyrat/Pergjegjesite:
Merr në dorëzim dhe konstaton defektet brenda afatit te caktuar sipas udhëzimeve që merr nga koordinatori i departamentit;
Ndjekja e sakte e procedurave per terheqjen e pjeseve te kembimit;
Riparimi dhe testimi I produkteve;
Raportimi në kohë mbi statusin e produktit;
Aftësia për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore;
Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;
Edukimi/ Pervoja profesionale:
Arsimimi: Arsim I larte ose profesional ne Inxhinieri te ndryshme (vecanerisht Elektronike)
Pervojat profesionale: Te pakten 3 vjet pervoje pune.
Gjuhet e huaja: Aftesi te mira komunikuese ne Shqip & Anglisht.
Njohurite kompjuterike: Aftesi te mira te Paketes Office.
- Duhet të ketë patentë makine.
Aftesi te tjera:
Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi.
Aftesi shume te mira komunikuese.
Aftesi per te deleguar dhe negociuar.
Afati i dorëzimit: 31 Janar 2024!
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi Mbrojtjen e të dhënave personale.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
E-mail:[email protected]
Apliko