Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Asistent/e Projekt Menaxher

    Durres, ofroj vend pune Asistent/e Projekt Menaxher







    Durres



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Gjuha

    turqisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të Asistent/e Projekt Menaxher .

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Pergjigjet para Projekt Menaxherit dhe e Informon per cdo komunikim me zyrat qendrore;
    Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
    Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjek ecurinë së tij, sipas kerkesave te Projekt Menaxherit.
    Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe kerkesat e Projekt Menaxherit.
    Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
    Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
    Mbikqyr, siguron, raporton dhe mban përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
    Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike;
    Trajton çështjet në mënyrë proaktive dhe ndjek detyrat deri në përfundimin e suksesshëm sipas afateve të përcaktuara;
    Të përgatisë me kohë proçesverbalet e çdo takimi të realizuar;
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Perben perparesi te jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ose ne Profil tjeter Inxhinierik
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
    Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
    Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
    Perben perparesi te kete njohuri dhe te kete zhvilluar pune te ngjashme me pare.
    Kriter : Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe turke ne te shkruar dhe ne te folur , sidomos mbi termat teknik.


    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433

    * Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore.

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X