Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Asistent i Menaxherit te Programit

    Tirane, ofroj vend pune Asistent i Menaxherit te Programit







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    ArkitektureInxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Asistent i Menaxherit të Programit
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Ofron mbështetje për Menaxherin duke koordinuar aktivitetet që lidhen me të gjitha projektet. Siguron vazhdimësinë dhe efikasitetin e çdo projekti nga fillimi në fund, përmes komunikimit të qartë me të gjitha palët e përfshira. Përgatit raporte dhe organizon takime, përpilon minutat e takimit, koordinon shpërndarjen e korrespodencës, sistemon dokumentacionin fizik të projekteve dhe kujdeset për protokollin hyrës dhe dalës.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Menaxhon në tërësi axhendën e Menaxherit të Programit, organizon takime me stafin dhe bashkëpunëtorët, njofton të gjithë pjesëmarrësit në kohë për vendndodhjen dhe orarin e takimit, mban minutat e takimit si dhe i ndjek ato me personat përgjegjës deri në finalizim;​
    Suporton në hartimin/editimin e raporteve, shkresave dhe kujdeset që ti dërgohen personave/institucioneve përkatese;​
    Trajton materiale dhe dokumenta konfidenciale në mënyrë profesionale;​
    Siguron që i gjithë dokumentacioni i projektit të jetë i saktë dhe i ngarkuar në sistemet e përbashkëta të brendshme dhe të jashtme;​
    Kujdeset për ndarjen dhe sistemimin e dokumenteve të projekteve:​
    Vendos në dispozicion të punonjësve, dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim;​
    Protokollon dokumentacionin hyrës dhe dalës sipas procedurës së protokollimit;​
    Suporton stafin për dorëzimin e dokumenteve në arkivë;​
    Suporton stafin në mënyrën e protokollimit dhe arkivimit të dokumenteve në SharePoint;​
    Menaxhon dokumentacionet hyrëse dhe dalëse në dosje, shoqëruar me indeksin përkatës;​
    Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme për nevojë të menaxherit;​
    Skanon kontratat dhe i vendos në intranet sipas natyrës së tyre;​
    Përkthen saktë dokumentet në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;​
    Sigurohet që dokumentacioni i sjellë për firmë tek Menaxheri, të ketë Relacionin shoqërues të firmosur nga palët.​
    Edukimi: Të zotëroj diplomë universiteti në Arkitekturë/Inxhinieri

    Kualifikime të tjera:​
    Të paktën 2 vite përvojë pune në të njëjtën industri;​
    Aftësi të mira në Microsoft Office, duke përfshirë Word, Excel dhe PowerPoint. Përvoja me aplikacione të tjera si: CAD, MS-PROJECT është thelbësore;​
    Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal.​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (Zotërimi i një gjuhe tjetër përbën avantazh);​
    Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, komerciale dhe komunikuese;​
    Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencën e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;​
    Aftësi për t'i paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, si dhe për të përpiluar raporte të ndryshme, etj.​
    Mënyra e aplikimit: ​Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecrui...rce=CareerSite

    Afati i aplikimit: 07/10/2024

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp














    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X