Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Angazhimit të Punonjësve & Markës së Punëdhënësit

    Specialist i Angazhimit të Punonjësve & Markës së Punëdhënësit







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Burime njerezore - HRMarketingMenaxhimSociologji | Psikologji



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Specialist i Angazhimit të Punonjësve & Markës së Punëdhënësit
    Departamenti: Burime Njerëzore
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për të rritur angazhimin e punonjësve brenda organizatës së tyre. Ai/Ajo punon me punonjësit duke ndjekur nga afër zhvillimin e tyre personal dhe profesional dhe ndërvepron me mbikëqyrësit për t'i ndihmuar ata të kuptojnë se si mund të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me punonjësit.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:​
    Bën njoftimet përkatëse për punonjësit e rinj në kompani dhe Grupin Balfin;​
    Administron procesin e Vlerësimit të Performancës duke i bërë ato pjesë të dosjeve të personelit dhe bën raportet përkatëse;​
    Administron të gjithë procesin e orientimit të punonjësit duke siguruar për të gjithë informacionin e nevojshëm për një përshtatje maksimale;​
    Kryen kërkime në treg për kurse trajnimi, prezantime, panaire që përqasen me profilin e kompanisë;​
    Koordinon të gjitha disiplinat e tjera të Departamentit të Burimeve Njerezore për krijimin e raporteve standarte të këtij departamenti dhe sigurohet që ky raportim të kryhet në kohë dhe brenda çdo standarti;​
    Organizon dhe Koordinon aktivitete të ndryshme në zbatim të planit të aktiviteteve;​
    Adreson problematikat e stafit, shërben si ndërmjetësues në raste konflikti dhe procedon masat disiplinore të stafit, hartimin e tyre dhe arkivimin në dosjet e personelit;​
    Sugjeron planifikimin e planit dhe strategjisë vjetore të kompanisë për sa i përket përcaktimit të aktiviteteve, zhvillimit të punonjësve dhe pozicionimin e markës së punëdhënësit në treg;​
    Kujdeset për kërkesat e punonjësve dhe bën adresimin e tyre për zgjidhje pranë HRM dhe eprorit respektiv;​
    Asiston punonjësit dhe Menaxherët në vlerësimin e nevojave për trajnim;​
    Ndërmerr analizën e kërkesave për trajnim të të gjithë punonjësve bazuar në rishikimet vjetore të Performancës dhe metoda të tjera për të krijuar ecurinë e karrierës së punonjësve dhe planifikimin e vazhdimësisë për pozicionet kyçe brenda organizatës;​
    Lehtësimi i aktiviteteve të përzgjedhura të trajnimit që fokusohen në fusha specifike të ekspertizës profesionale për të gjithë punonjësit dhe menaxhmentin;​
    Propozon praktika të marrëdhënieve të punonjësve, të nevojshme për të krijuar një marrëdhënie pozitive punëdhënës-punonjës dhe për të promovuar një nivel të lartë të moralit dhe motivimit të punonjësve;​
    Zhvillon dhe propozon standarte të reja raportimi dhe monitorimi të KPI-ve të Departamentit të Burimeve Njerëzore;​
    Krijimi i vazhdueshëm i sondazheve për të matur kënaqësinë e punonjësve;​
    Rishikimi i rezultateve të anketës dhe propozimi i planeve të veprimit bazuar në gjetjet e tyre;​
    Kryerja e intervistave dalëse me punonjësit që largohen për të mbledhur informacion rreth arsyes pse ata po largohen nga kompania dhe si të përmirësohen normat e mbajtjes;​
    Vlerëson vazhdimisht kulturën dhe klimën e kompanisë dhe propozon në kohë pranë HRM nëse shikon nevojën e ndryshimit për të përmirësuar kënaqësinë e punonjësve;​
    Përcaktimi i praktikave dhe standarteve më të mira për të angazhuar punonjësit, kjo përmes konkurseve, programeve të mirënjohjes etj;​
    Kryen kërkime për të parë se si është e pozicionuar marka e punëdhënësit në tregun e brendshëm por jo vetëm;​
    Zhvillon dhe përdor matrica për të vlerësuar dhe gjurmuar suksesin e markës së punëdhënësit.​

    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Shkenca Sociale, Administrim Biznesi, Marketing, Komunikim, etj;

    Kualifikime të tjera:​
    Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi të shkruar dhe verbal;​
    Mendësi analitike me aftësinë për të interpretuar të dhënat;​
    Njofuri te mira të programeve Canva, Powerpoint, BI, Advanced Excel​
    Aftësi të mira kreative dhe bashkëpunuese;​
    E aftë të punoj në skuadër por edhe në mënyrë individuale;​
    Zotërim i gjuhës angleze të mbrojtur dhe në nivel shumë të mirë të shkruar dhe të folur (Njohja e gjuhëve të tjera të Komitetit Europian do të përbënin avantazh);​
    Të jetë etike në marrëdhënie me kolegët;​
    Shkrim të mirë daktilografik;​
    Sistematike dhe e organizuar.​
    Mënyra e Aplikimit: ​Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite

    Afati i aplikimit: 03/10/2024
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp














    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X