Brand Manaxher
Përshkrimi
BM GROUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e distribucionit në Shqipëri referuar zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
"Brand Menaxher per birren La Trappe Tiranë"
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes per produktin e dedikuar;Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes;Jep kontributin në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;Menaxhon marrdhenien me klient potencial duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite;Siguron raporte të sakta tek eprori mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale dhe të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes;Menaxhon dhe zhvillon marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj;
Kualifikimet:
Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme. Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në të njejtën pozitë ose me te njejtin profil produkti .Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.Njohuri të mira në gjuhën angleze.Leje drejtimi kategoria B.
Aftësitë e kërkuara
· Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
· Aftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe negociuese
· Aftësi të shkëlqyera organizative dhe kordinuese
· Aftësi shumë të mira motivuese dhe planifikuese
· Aftësi shumë të mira shitje dhe marketing.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.
Ofrojme;
Kushte shumë të mira pune.Pagesa: Pagë bazë + Bonus.Pagë e 13-të.Makinë.
Shënime
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën [email protected].
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
Apliko