Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Arkitekt Klienti

    Tirane, ofroj vend pune Arkitekt Klienti





















    Tirane





    Pajtoni Group me projektin më të ri në ndertim TIRANA BOULEVARD, është në kërkim të një Arkitekt/e Klienti.

    Detyrat:



    1. Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
    2. Përpunon Projektin për Zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
    3. Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyres teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
    4. Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
    5. Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij dhe asiston në zbatimin e projektit;
    6. Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
    7. Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
    8. Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
    9. Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
    10. Vization detajet tip duke u udhëhequr nga zgjidhjet që përputhen me kostot e projektit, specifikimet teknike të kerkuar, etj.;
    11. Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
    12. Mban marrëdhënien me klientët;
    13. Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapesira të brëndeshme të asetit;
    14. Marrja e informacionit dhe kontaktet e domosdoshme për koordinimin e punës për disa klientë specifik;
    15. Detyra të tjera që mund ti ngarkohen

    Kërkesa dhe Kualifikime:


    Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
    Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, proçedurat dhe manualet teknike;
    Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    Aftësi për të prezantuar në menyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj;
    Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc;
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
    Aftësi për të punuar në skuadër.
    Kërkesa dhe Kualifikime:


    Edukimi: Diplomë Universiteti në Inxhineri Ndërtimi, Arkitekture.
    Eksperienca: Eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë.


    Të interesuarit të dërgojnë CV: humanresources@kronconstruction ose ne nr e tel: 0692090173​

    Cel. : 0692090173

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | 0686015000
Working...
X