Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu





















    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Liqeni thate | Kopshti Botanik





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MarketingMarketing-online | Social Media | SEOMenaxhim



    Gjuha

    anglishtitalisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Menaxher Marketingu


    The Clinic kërkon të punësojë një Menaxher Marketingu i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e planit të marketingut për aktivitetet online dhe offline.

    Roli do të jetë përgjegjës për menaxhimin e marketingut, duke u fokusuar në aktivitetet e GTM, sales enablement dhe implementimin e fushatave të gjenerimit të leads.

    Në afatgjatë, Menaxheri i Marketingut do të jetë përgjegjës për drejtimin e departamentit të marketingut, por edhe të rekrutimit të stafit mbështetës dhe mbajtjes së marrëdhënieve me agjencitë e jashtme. Gjithashtu, do të duhet të orientojë dhe koordinojë me departamentin e customer service/sales në mënyrë që të koordinohen aktivitetet në të gjitha fazat e customer journey.


    Përgjegjësitë e Menaxherit të Marketingut përfshijnë:

    Krijimi i planeve semestrale dhe vjetore duke u bazuar në objektivat e biznesit dhe marketing planin vjetor dhe implementimi duke përfshirë dhe koordinuar me sales dhe të gjithë pjesëtarët të cilët duhet të marrin pjesë në aktivitete.
    Kërkim dhe hulumtim tregu për të identifikuar tendencat dhe për të identifikuar nevojat e klientëve dhe klientëve potencialë.
    Përfshirja dhe komunikimi i vazhdueshëm me doktorët dhe pjesëtarët e tjerë të stafit për të bërë të mundur që informacioni të jetë gjithmonë i përditësuar.
    Implementimi me sukses i fushatave online dhe offline duke koordinuar me sukses me skuadrën, duke u kujdesur për kohëzgjatjen dhe buxhetet e paracaktuara.
    Monitorimi i fushatave dhe aktiviteteve nëpërmjet KPI të paracaktuar, briefing dhe komunikimi në mënyrë periodike CEO-s.
    Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit vjetor të marketingut në bazë objektivave dhe aktiviteteve.
    Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me agjenci ose punonjës freelance për shërbimet e ndryshme.
    Menaxhimi i Website të theclinic.al dhe i kanaleve të rrjeteve sociale apo aseteve të tjera digjitale në bashkëpunim me stafin përkatës.
    Përfaqësimi i skuadrës së marketingut duke raportuar te CEO dhe tek stakeholderët e tjerë.
    Qasja proaktive në sugjerimin e aktiviteteve të reja të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të biznesit.
    Kualifikimet:

    Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi, ose një fushë të ngjashme.
    Përvojë e provuar në marketing management, mundësisht në industrinë e kujdesit shëndetësor ose dentar.
    Njohje e mirë e platformave të marketingut dixhital dhe taktikave të marketingut.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe menaxhimi projektesh.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projekte të shumta njëkohësisht.
    Kreativitet dhe aftësi zgjidhjeje problemesh dhe i orientuar drejt rezultateve.
    I/e motivuar, kurioz/e, entuziast/e dhe me aftësi që të përcjellë dhe mbajë një atmosferë pozitive në skuadër.
    Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
    Çfarë ofron The Clinic:

    Pagë nga më konkurrueset në treg dhe rivlerësim të përvitshëm në bazë të performancës.
    Kurse trajnimi dhe zhvillimi personal të paguara.
    Një hapësirë komode të dedikuar dhe të veçuar nga klinika për të gjithë skuadrën komerciale.
    Akses në çmime preferenciale në shërbimet e klinikës për ty dhe familjen tënde.
    Të gjitha benefitet të siguruara nga kodi i punës së RSH.
    Mbi The Clinic:
    The Clinic (theclinic.al) , pjesë e Perfect Dent Group. është një klinikë dentare e fokusuar në kirurgjinë orale dhe konsulencën e shëndetit dentar, duke ofruar një mbulim 360 gradë të çdo problemi që lidhet me kujdesin e dhëmbëve dhe gojës. Ne krenohemi me qasjen dhe pajisjet tona moderne, kujdesin e ndjeshëm dhe përkushtimin për përmirësimin e buzëqeshjeve dhe shëndetit të përgjithshëm të pacientëve tanë të huaj dhe shqiptarë.

    Nëse të pëlqen një ambient bashkëkohor, ku mund të kesh kontroll mbi cilësinë e performancës tënde, liri në vendimmarrje dhe një perspektivë rritjeje të shpejtë bashkë me kompaninë, ky është lajmërimi që po prisje për të treguar sa vlen dhe për tu vlerësuar sa meriton.

    Dërgo CV-në dhe një letër motivimi që përshkruan përvojën tënde dhe arsyen pse do të ishit kandidatura e pështatshme për këtë rol në adresën e-email: [email protected]

     




    Apply
Working...
X