Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Inxhinier Ndertimi Ne Zbatim

    Tirane, kerkohet Inxhinier Ndertimi Ne Zbatim







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania "Daton" sh.p.k nje kompani lider ne fushen e ndertimit dhe jo vetem, ​kerkon te punesoje Inxhinier Ndertimi ne Zbatim.​
    Detyrat:
    1. Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
    2. Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
    3. Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
    4. Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
    5. Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
    6. Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
    7. Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
    8. Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
    9. Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
    10. Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
    11.Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.

    Kualfikimet:
    1. Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    2. Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 7 vite.
    3. Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
    4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
    5. Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.


    Ofrohen Kushte shume te mira pune si dhe Page e kënaqshme.
    Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected]

     




    Apply
Working...
X