Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Zyre ne Arkive

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Zyre ne Arkive







    Tirane





    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të Asistente Zyre ne Arkive .

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
    Kryen një sërë detyrash administrative duke përfshirë: Menaxhimin e kalendarit të takimeve; hartimin dhe mbajtjen e korrespondencës; organizimi i planeve të udhëtimit, itinerareve etj;
    Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike;
    Trajton çështjet në mënyrë proaktive dhe ndjek detyrat deri në përfundimin e suksesshëm sipas afateve të përcaktuara;
    Të përgatisë me kohë proçesverbalet e çdo takimi të realizuar;
    Arkivimi i vendimeve si dhe i dokumenteve të tjera përkatëse.
    Kontroll ne APP per tendera te rinj dhe aplikime
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në një nga këto studime akademike: “Gjuhë të Huaja, Anglisht”, “Juridik” ose“Inxhinieri”;
    Te kete njohuri mbi ruajtjen e dokumentacioneve ne Arkive
    Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune si Asistente / Koordinatore ;
    Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze; (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
    Njohuri shumë të mira të MS Office;
    Të ketë aftësi të mira komunikuese;
    E aftë të punojë në skuadër, por edhe në mënyrë të pavaruar;
    Të ruajë konfidencialitetin, të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale;
    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433

    * Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X