Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Elektriçist / Montator

    Tirane, ofroj vend pune Elektriçist / Montator







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Elektricist



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Mundësi punësimi - Elektriçist dhe Montator

    VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..

    Në kuadrin e rritjes së kompanisë dhe zhvillimit te saj dhe jashte kufijeve të Shqiperisë , jemi ne kerkim te punonjesve Elektriçist dhe Montator.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:​
    Elektriçist​
    Instalon dhe mirëmban paisjet dhe sistemet elektrike:​
    Instalon dhe mirëmban pajisjet dhe aparaturat elektrike industriale dhe civile duke siguruar që të gjitha instalimet të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe rregulloret teknike.​
    Monitoron gjendjen e pajisjeve elektrike dhe kryen riparime të nevojshme për të siguruar funksionimin e tyre të pandërprerë.​
    Kryen matje dhe kontrolle periodike të parametrave të funksionimit të aparaturave elektrike, duke përfshirë tensionin, rrymën dhe rezistencën:​
    Përdor pajisje matëse për të kontrolluar parametrat e funksionimit të aparaturave elektrike, duke përfshirë tensionin, rrymën dhe rezistencën.​
    Dokumenton rezultatet e matjeve dhe të raportojë çdo devijim nga parametrat normalë për të ndërmarrë veprimet e nevojshme korrigjuese.​
    Interpreton skemat dhe projektet elektrike,​
    Lexon dhe interpreton me saktësi skemat dhe projektet elektrike, për të realizuar instalime dhe mirëmbajtje në përputhje me planet e projektit.​
    Bashkëpunon me inxhinierët dhe dizajnerët për të zgjidhur çdo pasiguri apo problem teknik që mund të shfaqet gjatë ekzekutimit të projekteve.​
    Puna në grup dhe respektimi i kolektivit​
    Punon në harmoni me anëtarët e tjerë të ekipit, duke kontribuar në një mjedis pune pozitiv dhe produktiv.​
    Ndjek udhëzimet e dhëna nga drejtuesit e ekipit dhe të respektojë rregullat dhe kodin e etikës së kompanisë.​

    Montator

    Transporton panelet fotovoltaike pa shkaktuar dëmtime.​
    Monton strukturat.​
    Monton kanalinat.​
    Shtrin kabujt AC dhe DC.​
    Monton panelet fotovoltaike.​
    Transporton dhe monton inverterat.​
    Zbaton me përpikmëri kërkesat e inxhinierit drejtues.​
    Kryen proceset e punës në zbatim të rregullores së sigurisë në punë.​
    Pajiset me gjithë pajisjet individuale të punës që i jepen nga kompania.​
    Kujdeset për veglat e punës të cilat i lihen në dorëzim nga kompania.​
    Mban një komunikim të mirë dhe profesional me pjesëtarët e tjerë të stafit.​

    Kriteret:​
    Të kete eksperincë pune ne fusha te ngjashme .​
    Te njohe dhe te perdore veglat e punes si : vidator , trapano , troko , çelesa te ndryshem etj…​
    Eksperiencë e meparshme ne fushën e sistemeve fotovoltaike perben avantazh.​
    I afte per te punuar ne grup dhe i pavarur .​
    Aftësi të mira në komunikim.

    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem telefononi ne numrin : +355 69 206 0051

    Shpenzimet dhe kostot e punonjësve janë te mbuluara nga kompania.

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.​


     




    WhatsApp
Working...
X