Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune part time Asistent Edukativ

    Tirane, ofroj vend pune part time Asistent Edukativ







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq





    Tipi

    part time



    Fusha | Profili i punes

    Asistence | Sekretari | BackofficeMesimdhenie | PedagogjiSociologji | Psikologji



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. ​SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

    Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall njoftimin për pozicionin:

    Asistent Edukativ prane Qendres Multidisiplinare “Te qendrojme se bashku“ Njesia Administrative nr 6 Kombinat​
    Asistenti Edukativ siguron shërbimin e mbeshtetjes edukative për fëmijët, prindërit/kujdestarët që marrin pjesë në projektin e Fuqizimit të Familjes.

    Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 60 ore ne muaj.

    Detyrat Kryesore:

    Realizon vlerësime edukative per percaktimin e nivelit akademik te femijes.
    Ofron mbeshtetje individuale dhe ne grup per femijet te cilet kane veshtiresi ne lende te profilit shoqeror.
    Realizon takime me prinder per diskutimin e problemeve edukative te femijeve qe ndiqen me Programin pas Shkolle
    Mbeshtet femijet ne kryerjen e detyrave te shtepise sipas nevojave specifike.
    Harton plane individuale per femijet te cilet kane veshtiresi te theksuara ne lendet shoqerore.
    Informon dhe bashkepunon ngushte me punonjesit social per femijet te cilet mbeshteten me Programin Pas Shkolle
    Referon te Koordinatori i Projektit per ecurine e pergjithshme te sherbimit dhe nevojat specifike te hasura gjate punes dhe ben kerkesa per nevojat e bazes materiale.
    Realizon takime me mesuesit e lendeve dhe ata kujdestare ne shkollat perkatese per femijet qe mbeshtet.
    Harton raport mujor narrativ ne lidhje me sherbimin e ofruar
    Mbeshtet prinderit analfabete me programe analfabetizmi ( mesim shkrimi dhe leximi) ne perputhje me moshen dhe nivelin e njohurive perkatese.
    Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale.
    Ofron seminare informative për punonjësit e projektit të Fuqizimit të Familjes sipas nevojave dhe fushës së interesit.
    Merr pjesë në planin e zhvillimit të familjes për fëmijët/prindërit/kujdestarët që ndiqen nga pikëpamja edukative
    Kryen edhe aktivitete të tjera në rast situatash emergjente dhe nevojash aktuale të organizatës.
    Respekton politikat dhe rregulloret e organizates
    Profili për pozicionin Asistent Edukativ


    Diplomë universitare në lëndët shoqërore
    Të paktën 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
    Aftësi shumë të mira komunikuese.
    Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
    Paraqitja e dokumentave

    Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.09.2024 në adresën [email protected] një

    Leter interesi
    Curriculum Vitae.


     




    Apply
Working...
X