Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Magazinier-Operator për mbledhjen e produkteve (picking)

    Tirane, ofroj vend pune Magazinier-Operator për mbledhjen e produkteve (picking)







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Autostrada Tr.-Dr.





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Magazinier/e





    Delta Pharma është kompania më inovative farmaceutike në Shqipëri, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore, Pajisjeve Mjekësore dhe produkteve kozmetike.

    Motoja e shoqërisë “Përqafoni një të ardhme të shëndetshme!” është një premtim për pacientët tanë, i cili arrihet nëpërmjet sigurimit të aksesit dhe autorizimit për tregtim nga partnerët tanë, për produkte farmaceutike të rangut botëror. Delta Pharma garanton cilësi të lartë, pasion dhe aftësi në të gjitha përpjekjet duke u nxitur nga ndërkombëtarizimi, maksimizimi i ciklit jetësor të produkteve thelbësore, përçimi i aksesit dhe përdorimi efektiv i produkteve të specializuara në të gjithë rajonin.


    Pozicioni: Magazinier-Operatori për mbledhjen e produkteve (picking)

    Qëllimi i Pozicionit: Merr përsipër të gjitha përgjegjësitë në lidhje me mbledhjen e produkteve sipas porosive në përputhje me të gjitha procedurat standarde të operimit që garantojnë cilësinë, përputhshmërinë dhe saktësinë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe shpejtësia në veprim për të ruajtur rendimentin e punës.


    Përgjegjësitë Kryesore:

    Skanon me terminalin RF barcode-in e UDS.
    Kryen procesin e tërheqjes së sasisë së produktit në bazë të orientimit të sistemit të dritës (pick to light) nga raftet e diktuara në flow rack ose në raftet e tjera statike.
    Në rast autorizimi, merr “mision për picking” me destinacion të diktuar në zonë frigoriferike ose produkte narkotike/psikotrope.
    Vepron sipas udhëzimeve të sistemit për parimin FEFO (First Expired First Out).
    Vepron në emër të operatorëve të tjerë të magazinës në pullosje/etiketim, sipas nevojave operacionale të ditës.

    Kontaktet kryesore:

    Zhvillon dhe ruan kontakte të qëndrueshme etike dhe profesionale komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e ekipit, eprorin direkt si dhe bashkëpunëtorët e tjerë brenda shoqërisë.


    Sfidat Kryesore:

    Njohja, brendësimi dhe zbatimi i të gjitha politikave të shoqërisë në lidhje me sjelljen, etikën, anti-korrupsionin, përputhshmërinë ligjore dhe standardet e ruajtjes dhe transportimit të barnave.
    Vigjilenca ndaj detajeve, ndërkohë që ruhet shpejtësi në veprim.
    Ruajtja e cilësisë maksimale të komunikimit me të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët.
    Garantimi i higjienës personale dhe përdorimi i veshjeve të caktuara për operim në magazinë.

    Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:

    Përvojë të mëparshme në pozicion të ngjashëm.
    Nivel të mesëm shkollimi akademik.
    Njohje dhe orientim të fortë të sistemit të kodifikimit të shpërndarjes së produkteve.
    Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike në funksion të proceseve të punës që mbulon.
    Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. I orientuar drejt detajeve, i shkathët dhe aftësi organizative.
    Aplikoni për tu bërë pjesë e kompanisë farmaceutike lider në treg, që ofron një ambjent të shkëlqyer pune, e promovon dedikimin dhe profesionalismin në punë. Dërgoni aplikimin tuaj, duke dërguar një Curriculum Vitae ne adresen: [email protected].

     




    Apply
Working...
X