SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1(një) vënd të lirë pune:
Menaxher për produktet vullnetare, Dega Sarandë
Roli dhe Përgjegjësitë:
Të njohë mirë produktet që do administrojë dhe të jetë në gjëndje ti prezantojë ato tek klientet.Të dijë të komunikojë dhe të dijë të prezantojë kompaninë që përfaqëson. Të ndërtojë rrjete komunikimi dhe shitjeje. Të evidentojë kompanitë, individët dhe gjithë potencialin njerëzor për të shitur këto produkte.Të jetë i besueshëm dhe të transmetojë besim tek klientët.Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimiForma e pagesës që do aplikohet: pagë fikse dhe bonus për shitjet e realizuara.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
Minimuni 3 vjet eksperiencë pune në shitje (brenda dhe jashtë zyre) të produkteve financiare.Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).
Të interesuarit, brenda datës 31.01.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; Qëndra e Biznesit SIGAL, Bul.Zogu I, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
Apliko