Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik per mjetet e renda

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik per mjetet e renda







    Durres



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Mekanike | Mekatronik



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Mekanik për mjetet e rënda ne Kantierin e ri ne Durres.

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Inxhinieri mekanik do te jetë pergjegjes per montim, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtjen dhe riparimin të makinerive, komponentëve e tyre, pajisjeve mekanike;
    Pergjegjes per makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, makineri ndërtimi mbi bazë automjeti;
    Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna;
    Monitoron aspekte teknike per, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
    Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
    Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë.
    Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
    Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
    Mban dokumentacionin e mjeteve;
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike;
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Autocad;
    Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë ;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
    Të ketë aftesi te mira komunikuese dhe organizuese;
    Ofrohet page shume e kenaqeshme.

    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X