Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi Junior

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi Junior







    Durres



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi Junior, në kantierin e ri te Durrësit.

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
    Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
    Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punes;
    Ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planin e organizimit;
    Përpilion dhe kontrollon dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
    Kontrollon firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
    Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
    Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
    Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
    Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
    Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
    Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
    Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
    Të ketë eksperienca te mepareshme ne fushen e ndertimit;
    Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
    Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
    Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
    Ofrohet page e kenaqshme.

    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X