Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Diambe shpk ofron vende pune si Menaxher/e Marketi në Kamez, Tirane.

    Diambe shpk ofron vende pune si Menaxher/e Marketi në Kamez, Tirane.







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Instituti | Kamez | Paskuqan





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim





    Rrjeti i marketeve Diambe shpk shpall vende te lire pune per marketin ne Kamez, Tirane.
    për pozicionin:

    Menaxher/e Marketi

    Detyrat:

    • Është përgjegjës për udhëheqjen e dyqanit ne mënyre qe t’i arrije targetet e caktuara nga menaxhmenti i larte.
    • Mbikëqyr dhe vëzhgon te gjitha aktivitetet ditore ne dyqan.
    • Merr ne dorëzim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura përkatëse te ndiqet me përpikmëri.
    • Identifikon kërkesat aktuale dhe te ardhshme te konsumatoreve duke krijuar marrëdhënie me klientët potencial dhe aktual.
    • Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore.
    • Siguron zbatimin e standardeve baze te cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan.
    • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese për promocionin e dyqanit/mallit duke bashkëpunuar ngushte me Departamentet përkatëse.
    • Sugjeron/propozon tek eproret ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit.
    • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithë dokumentacionin përkatës dhe bene rregullisht regjistrimin e shitjeve dhe blerjeve për te pare nivelin e stokut.
    • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrisë shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.
    • Ndjek rezultatet e punës dhe stafit ne dyqan duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit; planifikon, monitoron, vlerëson rezultatet e punës.
    • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punës dhe te disiplinës ne pune nga stafi.

    Kualifikimet:

    • Komunikues.
    • Fleksibil ne pune.
    • Aftësi te shkëlqyera ne zgjidhjen e problemeve.
    • Person energjik dhe dinamik.
    • I besueshëm dhe vendimmarres.
    • I afte te menaxhoj punën dhe kohen ne flukse.
    • Njohuri te mira te paketës Microsoft (Word, Excel) etj
    • Eksperienca ne fusha te ngjashme do te përbente avantazh.

    Te interesuarit janë te lutur te dërgojnë CV-te e tyre në adresën: [email protected]
    ose kontaktoni në nr. e tel 068 37 80 166.
    Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    [email protected] | 068 908 6120
Working...
X