Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti/Drejtor Projekti

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti/Drejtor Projekti







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | ElektronikeInxh. Mekanike | Mekatronik



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania: “X ONE “ Shpk

    Projekti: Ndërtim Parku Fotovoltaik

    Përshkrimi i projektit : Ndërtim Sistemi Fotovoltaik.

    Kërkohet Menaxher Projekti/Drejtor Projekti.

    “X ONE” Shpk është një kompani e fokusuar në Ndërtim,Turizëm dhe Energji. Kryesisht aktivitetin e saj e ka në Investime dhe ndërtim projektesh inovative në fushën e ndërtimit, energjisë, turizmit.Pas një eksperience +25 vjecare në Itali në fushen e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sjell eksperiencën e saj dhe në Shqipëri duke krijuar projektet më të bukura në fushën e ndërtimit dhe në turizem me produktet më cilësore.

    “X ONE” Shpk po realizon një projekt madhor që përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë solare të rinovueshme. Për këtë projekt ambicioz, po kërkojmë një Menaxher Projekti të dedikuar për të udhëhequr dhe mbikëqyrur të gjitha aspektet e zhvillimit dhe implementimit të tij.



    ​Detyra të përgjithshme të rolit:


    Planifikimi dhe menaxhimi i të gjitha fazave të projektit, nga faza fillestare e planifikimit deri te dorëzimi përfundimtar i parkut fotovoltaik.
    Koordinimi dhe mbikëqyrja e punimeve në terren, duke siguruar që projekti të zhvillohet sipas afateve të përcaktuara dhe standardeve më të larta të cilësisë.
    Menaxhimi i buxhetit të projektit dhe sigurimi që të gjitha shpenzimet të jenë brenda parametrave të planifikuar financiarë.
    Bashkëpunimi me inxhinierët, konsulentët e energjisë dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar një implementim të suksesshëm të teknologjisë fotovoltaike.
    Mbikëqyrja e procesit të përftimit të lejeve dhe sigurimi që projekti është në përputhje me rregulloret dhe standardet ligjore.
    Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për optimizimin e prodhimit të energjisë dhe minimizimin e ndikimit mjedisor.
    Hartimi i raporteve të rregullta dhe komunikimi i progresit të projektit me drejtuesit e kompanisë dhe palët e interesuara.



    Kualifikime, Përvoja dhe Aftësitë:


    Të jetë i diplomuar në një nga degët e Inxhinierisë, kryesisht Inxhinieri Elektrike/Mekanike.
    Minimalisht 5 vite pune në profesion si Menaxher Projekti.
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
    Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office.
    Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme në faza të ndryshme të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze/Italiane.
    Ne kërkojmë një profesionist të motivuar dhe të përkushtuar që do të luajë një rol kyç në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke kontribuar në tranzicionin drejt një burimi energjie më të pastër dhe të qëndrueshëm.

    Shënime


    Puna e nderthur ne Zyra + Terren.
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    X One Shpk
    Kontakt: +355 698088988
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Ish Garda, Liqeni Artificial.

    Cel. : +355698088988

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X