Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist i Kanaleve Dixhitale (ATM) - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

    Tirane, kerkohet Specialist i Kanaleve Dixhitale (ATM) - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | ElektronikeIT | TIK | Informatike EkonomikeMenaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

    Të kontrollojë karakteristikat e produktit në sistemin bankar e kanale dixhitale të përdorura nga banka me qëllim që të sigurohet që funksionojnë në rregull dhe në përputhje me to.
    Jep kontribut në ndërtimin e eksperiencës së klientit në kanalet digjitale (ATM), duke përgatitur rrugën përkatëse, me sa më pak hapa për t’u ndjekur për përdoruesin.
    Asiston në implementimin e kanaleve të reja për produktet dhe shërbimet e ofruara.
    Të suportojë dhe trajnojë stafin e Degëve për karakteristikat e produkteve, veçoritë dhe kushtet, të jetë në dispozicion të tyre për çështje të lidhura me ATM-në.
    Të monitorojë dhe analizojë performancën e ATM-ve në mënyrë që të jetë i aftë të identifikojë mundësinë për përmirësime dhe të kujdeset për shërbimin e ATM-ve.
    Të përgatisë analiza për transaksionet në ATM sipas kërkesave të departamentit.
    Të shtojë shërbimet dhe funksionalitetet e ATM-ve të ofruara për klientët.
    Të zgjerojë rrjetin e ATM-ve.
    Të koordinojë procesin e instalimit të ATM-ve të reja.
    Përgatit raporte Fizibiliteti dhe Përfitueshmërie për cdo ATM offsite në mënyrë që t’i shërbejë procesit të vendimarrjes për aprovimin/anullimin/rinovimin e kontratave të ATM-ve.
    Ndjek dhe është përgjegjës për procesin e pagesave mujore lidhur me ATM-të.
    Ndjek procesin e testimit të ATM-ve dhe sigurohet që po funksionojnë sic duhet.
    Kontribuon me ide lidhur me teknologjitë dhe tendencat më të fundit të ATM-ve për të përmirësuar performancën e ATM-ve.
    Kontribuon në automatizimin dhe formalizimin e procedurave dhe proceseve të departamentit.
    KRITERET

    Diplomë Universitarare në Ekonomi, Informatikë Ekonomike, Inxhinjeri Elektronike apo fakultete të ngjashme.
    Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në sektorin Bankar.
    Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
    Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
    Të ketë aftësi të mira në platformat e BI; Microsoft Office: Exel, Word, Outlook, PowerPoint, etc.
    Të ketë aftësi konceptuale, analitike, kreative për sektorin Bankar.
    Të mund të punojë jashtë orarit zyrtar të punës sipas kërkesave të punës.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet link https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search#
    ose te dergojne CV ne adresen e email [email protected] deri me 08.09.2024 dhe te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.

     




    Apply











    Banka Kombëtare Tregtare,
    Bul."ZhanD'Ark" - Tiranë
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X