Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik në ndërtim

    TEKNIK NË NDËRTIM







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Teknik





    "DINA POWER" SHPK shpall pozicion të lirë pune TEKNIK NË NDËRTIM

    DETYRAT KRYESORE:

    Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të
    gjitha fazave si; gërmimi, lidhja e hekurit, betonimi, etj
    Lexon dhe kontrollon zbatimin e projektit në përputhje me kushtet
    teknike të zbatimit (KTZ) dhe për të qënë i azhornuar gjithmonë mbi

    Informon inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për
    problematikat e ditës, difektet që mund të dallojë si dhe jep mendim
    për përmirësime
    Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme
    pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve
    Koordinon me inxhinierin e kantierit për të përcaktuar prioritetet e
    ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët
    Implementon kërkesat dhe direktivat e inxhinierit
    Garanton vazhdimësinë e punës edhe në mungesë të inxhinierit
    Në mungesë të inxhinierit ka kompetencë për të ndaluar ose mos
    filluar procesin e punës në kantier në raste të shkeljes ose
    mosrespektimit të KTZ
    Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren
    Ndan detyrat për punëtorët dhe ndjek ecurinë e tyre gjatë kohës së punës
    Punë të tjera te caktuara;
    KUALIFIKIMET:

    Të ketë mbaruar shkollën e mesme, ndërtim
    Te dijë të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ
    Te ketë eksperiencë në zbatim projekti
    Kompetenca teknike: (të lidhura me punën)
    Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim
    Te ketë dëshirë për të të implementuar gjëra të reja
    Komunikues i mirë, me shkrim dhe verbal
    Çdo i interesuar është i lutur të dërgojë CV-në në adresën e email-it: [email protected]

     




    Apply
Working...
X