Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Vore





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Mundësimi punësimi - Menaxher Shitje

    VEGA Solar, pjesë e VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Me ekspertizë disa vjeçare në projektimin dhe zbatimin e sistemeve fotovoltaike, ne sjellim në treg zgjidhje të avancuara që janë të përshtatura për të përmbushur kërkesat specifike të klientëve tanë nga bizneset tregtare, rezidenciale deri tek bizneset industriale në shkallë të gjerë.

    Nëpërmjet një qasjeje të bazuar në inovacion, përshtatshmëri dhe një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, VEGA Solar ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga konsulenca, planifikimi deri te instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve fotovoltaike, duke siguruar performancë të lartë dhe kënaqësi të klientit për investimin e tyre. VEGA Solar ofron zgjidhje të personalizuara dhe të avancuara që sigurojnë efikasitet të energjisë dhe ulje të kostos për klientët, duke maksimizuar fitimin e tyre.

    Në kuadrin e zgjerimit të saj, kompania është në kërkim të një Agjenti Shitjeje.

    Detyrat e pozicionit të punës:​
    Identifikon dhe ndjek “leads” të shitjeve përmes kanaleve të ndryshme duke përfshirë telefonatata , rrjetin e klienteve te tij dhe referimet;​
    Kryen kërkime të tregut për të identifikuar klientët potencial dhe për të kuptuar nevojat e tyre;​
    Krijon dhe mban marrëdhënie të forta me klientët e mundshëm dhe ekzistues;​
    Kryen vizita në terren për të vlerësuar fizibilitetin e instalimeve FV;​
    Prezanton dhe demonstron përfitimet e sistemeve fotovoltaike për klientët e mundshëm;​
    Zhvillon dhe jep prezantime dhe propozime bindëse të shitjeve të përshtatura për nevojat e klientit;​
    Negocion kontrata dhe mbyll marrëveshjet e shitjeve për të përmbushur ose tejkaluar objektivat e shitjeve;​
    Përgatit dhe dorëzon raportet dhe parashikimet e shitjeve tek Menaxheri i Shitjeve;​
    Qëndron i përditësuar mbi tendencat e industrisë, produktet e reja dhe aktivitetet e konkurrentëve;​
    Ofron klientëve informacion teknik dhe produktin, duke u siguruar që ata të kuptojnë përfitimet dhe funksionalitetet e sistemeve tona fotovoltaike;​
    Ofron mbështetje pas shitjes për të siguruar që klienti ngelet i kenaqur dhe për të inkurajuar përsëritjen e biznesit dhe referimeve nga ana e klientit;​
    Përdor programet CRM për të menaxhuar dhe gjurmuar klientët;​
    Merr pjesë në ngjarje të industrisë dhe shfaqje tregtare për të gjeneruar klienit të rinj;​
    Ndjek klientët nga fushatat e marketingut dhe i shndërron ato në mundësi shitjeje.​
    Harton dhe rishikoni kontratat, duke u siguruar që të gjitha kushtet plotësojnë politikat e kompanisë dhe nevojat e klientëve;​

    Kualifikimet:​
    Preferohet diplomë Bachelor në Biznes, Marketing, Inxhinieri ose një fushë të ngjashme;​
    Minimumi 0-2 vjet përvojë në shitje, mundësisht në industrinë e energjisë diellore ose një fushë të ngjashme;​
    Aftësi në përdorimin e softuerit CRM dhe softeve të shitjes;​
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi;​
    Aftësi të forta negociuese;​
    Fleksibilitet për të punuar jashtë orarit të rregullt të punës kur është e nevojshme;​
    Shënime:

    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Agjent Shitje” ose aplikoni direkt në linkun: https://vega-group.odoo.com/jobs/agjent-shitje-22

    Vetë kandidatët e përzgjedhur do të kontakotohen për intervistë.

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.​

     




    Apply
Working...
X