Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Preventivues

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Preventivues







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

    Inxhinier/e Preventivuese

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    - Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
    - Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
    - Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim.
    - Përgatit e preventivat e paketave tenderuese
    - Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi cmimet e materialeve.
    - Harton dhe zberthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim.
    - Supervizon projektet në ndërtim sipas legjislacionit në fuqi.
    - Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga Kompania dhe mbas shyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M.
    - Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës.
    - Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara.
    - Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
    - Shqyrton dhe miraton situacionet mujore.
    - Nxjerr koeficiente tekniko – ekonomik që shërbejne për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
    - Harton program pune për objektet që ka në mbikqyrje sipas rregullave dhe procedurave të kompanisë.
    Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.

    Kualifikimet dhe Aftësitë

    - Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    - Përvojë pune mbi 5 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventim.
    - Të zotrojë mirë Paketës Office.
    - Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
    - Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

    Aplikantet e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: [email protected]

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X