Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet

    Tirane, kerkohet







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    2 Piramida | ETC | TVSH | Stadiumi





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Marketing



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Menaxher Marketingu
    Departamenti: Marketing
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit:

    Menaxheri i Marketingut të Projekteve të Pasurive të Paluajtshme do të drejtojë strategjitë e marketingut për projektet e pasurive të paluajtshme të trajtuara nga kompania. Ky rol përfshin përfshirje të thelluar nga konceptimi i projektit deri në përfundim, duke kërkuar bashkëpunim të fortë me ekipet e brendshme, klientët e kompanisë (Menaxherë të projekteve të zhvilluesve të pronave) dhe aktorë të ndryshëm të jashtëm.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Fizibiliteti dhe Kërkimi i Tregut
    • Angazhohet në studimet e fizibilitetit në fazat e hershme në bashkëpunim me ekipet e shitjeve dhe zhvillimit;
    • Kryen një hulumtim të gjerë tregu duke përfshirë anketat, desk research, mystery shopping dhe vizitat në terren;
    • Vlerësimi i konkurrencës përmes krahasimit në nivel lokal dhe ndërkombëtar;
    • Bashkëpunon me kolegun përkatës nga skuadra e Kërkimit të Tregut për të dhënë ide dhe për t'i bërë rekomandime Projekt Menaxherit Zhvillues;
    Analiza e projektit
    • Studion dhe kupton në detaje prezantimin e projektit nga studiot arkitekturore;
    • Përcakton avantazhet konkurruese dhe unike të projektit në bashkëpunim me skuadrën e Shitjeve dhe Zhvillimit;
    Zhvillimi i strategjisë së markës
    • Përgatit përmbledhje për emërtimin e projektit, pozicionimin e brandit, grupet e synuara, mesazhet kryesore, etj.;
    • Koordinohet me ekipet e PR, Dizajn dhe Kërkimit të Tregut për ndërtimin dhe pozicionimin e brandit;
    Komunikimi me palët e interesuara:
    • Konfirmon strategjinë për projektet kryesore me Team Leader dhe Drejtorin e Marketingut;
    • Paraqet dhe harmonizon strategjitë me aktorët e brendshëm dhe të jashtëm;
    Strategjia e marketingut dhe buxhetimi:
    • Zhvillon strategjitë gjithëpërfshirëse të marketingut, buxheteve dhe planeve të aktivitetit, duke përfshirë sesione idesh me shitjet dhe ekipet funksionale të dedikuara;
    • Siguron konfirmimet nga palët e interesuara dhe monitoron nga afër alokimet buxhetore;
    Ekzekutimi dhe menaxhimi i fushatës:
    • Drejton hartimin dhe zbatimin e strategjisë së fushatës së marketingut;
    • Mbikëqyr ekzekutimin e fushatës nga ideimi deri në përfundim;
    • Krijon dhe menaxhon një kalendar të përmbajtjes, duke planifikuar afatet dhe duke siguruar ekzekutimin në kohë;
    Prezenca dhe përmbajtja dixhitale:
    • Bashkëpunon në menaxhimin e kanaleve të mediave sociale, faqen e internetit të kompanisë, SEO dhe fushatat e marketingut dixhital;
    • Bashkëpunon me ekipet për të krijuar content tërheqës dhe efektiv për platforma të ndryshme;
    Miratimi i materialit:
    • Mbikëqyr dhe miraton të gjitha materialet e marketingut, nga asetet dixhitale deri te kolaterali i printuar;
    Menaxhimi i Marrëdhënieve me Projektin dhe Klientin:
    • Përditëson rregullisht informacionet mbi projektin përmes takimeve me shitjen dhe menaxherët e projekteve dhe vizitave në terren;
    • Mban marrëdhënie të mira me shitës të jashtëm dhe persona të industrisë;
    Analiza dhe raportimi i të dhënave:
    • Monitoron dhe analizon të dhënat e marketingut për efektivitetin e fushatës;
    • Vendos, monitoron dhe raporton qëllimet e marketingut të projektit tek ekipet dhe klientët e brendshëm;
    Analiza e sjelljes së konsumatorit:
    • Analizon sjelljen e konsumatorëve dhe rregullon fushatat dhe strategjitë e komunikimit në përputhje me rrethanat;
    Bashkëpunimi dhe Menaxhimi i Ekipit:
    • Punon në mënyrë efektive me stafin e alokuar nga secili funksion, duke siguruar delegimin e duhur të detyrave, monitorimin, vlerësimin dhe feedback mbi performancën;
    Respektimi i procedurës:
    • Ndjek procedurat e kompanisë dhe merr pjesë në rishikimin e procedurave të departamentit të marketingut;
    Menaxhimi i Stafit:
    • Nuk ka raporte të drejtpërdrejta, por pozicioni përfshin menaxhimin, dhënien e detyrave, monitorimin dhe vlerësimin e stafit të caktuar të projektit dhe dhënie feedack-u për ta dhe për drejtuesit e tyre funksionalë përkatës.

    Eksperiencat e punës:
    • Minimumi 7 vite eksperiencë në marketing, me fokus në projekte imobiliare;

    Aftësi të tjera:
    • Diplomë në Marketing, Biznes ose fusha të ngjashme;
    • Eksperiencë pune në kërkimin e tregut, planifikimin strategjik dhe zhvillimin e brandit;
    • Aftësi shumë të mira të menaxhimit dhe komunikimit të palëve të interesuara;
    • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis ndërfunksional dhe me ritme të shpejta.

    Kushtet e Punës:
    Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë Link

    Afati i dorëzimit: 31/08/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    "Bajram Curri" Boulevard,
    ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
    [email protected] | www.balfinrealestate.al
Working...
X