Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune MENAXHER MARKETINGU

    Shqiperi, ofroj vend pune MENAXHER MARKETINGU





















    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MarketingMarketing-online | Social Media | SEO



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Ne emer te një kompanie te njohur në sektorin e ndërtimit me nje experience prej 25 vjetesh ne treg,
    Dimension HR po rekruton kandidate per pozicionin Menaxher Marketingu.
    Menaxheri I Marketingut ka nje një rol kyç në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut
    për të rritur prezencën dhe reputacionin e kompanisë në treg.

    Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

    Hartimi, implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut, i buxhetit vjetor marketing, planit marketing
    dhe analizave te ndryshme në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë

    Përgjegjesitë kryesore:

    Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore;
    Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë;
    Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut;
    Bashkëpunim me menexheret e shitjeve për politikat e strategjive të cmimit;
    Perfaqesimin i kompanise ne evente dhe media te ndryshme.
    Manaxhimi i te gjitha kanaleve sociale te medias te kompanise.
    Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kenaqësisë së klientit, të elementeve publicitar dhe ia prezanton ato menaxhimit të kompanisë
    Menaxhimi i marrdhenieve me agjencite e reklamave dhe palet e treta.
    Kerkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase I te gjitha menyrave te mundshme per te bere marketing.
    Vleresimi i aspekteve financiare te aktiviteteve, matja e ROI.
    Monitorimi i zbatimit te aktiviteteve te marketingut brenda buxhetit dhe ne cilesine e kerkuar.
    Rishikimi i ekzekutimit te planit per veprime proactive dhe korrigjuese te mundshme.
    Organizimi i promocioneve te vazhdueshme si element taktike per te rritur shitjet ;organizimi I aktiviteteve sezonale afat shkurtra per te rritur shitjet.
    Mbikqyr, suporton dhe menaxhon aktivitetet ditore brenda departamentit të marketingut.
    Menaxhon prodhimin e materialit promovues, në bashkëpunim me agjensitë e reklamave;
    Formulon, drejton dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe politikat për të promovuar produktin dhe shërbimet e kompanisë, në bashkëpunim me agjensitë e reklamimit dhe promocionit;
    Pergjegjese per rishikimin e përmbajtjes se website-it te kompanise dhe sigurohet se të gjitha informacionet ne te jane te azhornuara.
    Përgatit analiza ekonomike dhe tregtare për të identifikuar dhe monitoruar tregun potencial për produktin si dhe trendet në tregun e real estate.
    Udhëheq kerkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen.
    Pergatija e newsleter per zhvillimet e projekteve dhe kompanine .
    Detyra te tjera qe i caktohen
    Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:

    Diplomë universitare në fushën e Marketingut,​
    Ekperiencë e moderuar pune në fushen marketing,e preferuar ne industrine e Real estate​
    Të posedojë njohuri të zgjeruar të teknikave dhe koncepteve të marketingut,​
    Të mendoj në mënyrë kreative dhe të jetë sa me fleksibël,​
    Të jetë i organizuar dhe metodik, i motivuar, proaktiv dhe të ndërmarrë iniciativa,​
    Të ketë aftësi të larta profesionale, bindëse dhe diplomatike,​
    Të ketë aftësi organizuese të detyrave,​
    Të njoh gjuhën angleze (një gjuhë e dytë përbën përparësi),​
    Të zbatojë me përpikmëri detyrat dhe të raportojë tek eprorët.​
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «MENAXHER MARKETINGU»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.


    Cel. : 0674647484

     




    Apply


    WhatsApp

















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X