Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi


    EPPC Albania për klientin e saj, po kërkon një Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi.

    Përgjegjësitë kryesore:


    Përgjegjës për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve;Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumente të ndryshme që duhen gjatë takimeve të organizuara;Koordinon me të gjitha departamentet në kompani, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;Analizon të gjithë kërkesat që dërgohen në lidhje me CEO-në, merr mesazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme;Rishikon, korrigjon dhe formaton të gjithë korrespondencat e përgatitura për nënshkrimin nga CEO, duke u siguruar që janë paraqitur saktë në bazë të proçedurave të kompanisë;Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi;Programon dhe organizon të gjitha aktivitet, udhëtimet në bazë të kërkesave për biznes (organizimi logjistik);Shërben si një ndërlidhëse me departamentet e tjera;Kryen analiza të kërkimit të tregut të nevojshme për raste të ndryshme të biznesit;Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha analizave dhe studimeve të fizibilitetit në lidhje me rastet e biznesit;Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;Përgjegjëse për protokollimin e dokumenteve zyrtare hyrëse/ dalëse në kompani;Kontrollon prezantimet mujore dhe saktësinë e informacionit;Analizon dhe përmbledh informacionin e raportuar në prezantime të ndryshme;Kontrollon saktësinë e raporteve financiare përpara se ti dërgohen CEO-së;Përgatit raporte dhe prezantime të ndryshme financiare;Ndjek deadlinet e përcaktuar nga CEO kundrejt stafeve, palëve të ndryshme;Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit të miratuar nga CEO i kompanisë.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:


    Të zotërojë diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet. Preferohet një diplomë master ose certifikim profesional; Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2-3 vite në të njëjtën fushë;Aftësi të mira organizative që reflektojnë kapacitetin për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara;Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, etj.

    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në:



    Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.


    Apliko
Working...
X