Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Balkan Finance Investment Group, Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist Ligjor dhe Përputhshmërie
Departamenti: Ligjor dhe Përputhshmërisë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Puna e Specialistit Ligjor dhe Përputhshmërisë do të konsistojë kryesisht në sigurimin që departamentet e kompanive të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore,
të përgatisë të gjitha procedurat, aplikimet, depozitimet e dokumentacioneve pranë institucioneve qeveritare dhe të sigurojë që të gjitha licensimet janë në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Të përgatisë për CEO-në një program vetëvlerësimi/ kontrolli për përshtatshmërinë në nivel kompanie (check-list) në bashkëpunim me departamentet përkatëse;Të përgatisë për CEO-në një raport vjetor mbi statusin e check-list të Shoqërisë për përshtatshmërinë ligjore që përfshin të gjitha departamentet;I sugjeron CEO-s planin e veprimit dhe rekomandimet për të adresuar/ korrektuar papërshtatshmëritë, në varësi të rëndësisë;Të mbështesë CEO-në në përgatitjen e raportit vjetor mbi statusin e përshtatshmërisë në nivel kompanie dhe për planin e veprimit për masat korrektuese;Të mbështesë departamentin Ligjor dhe të Përputhshmërisë në punët ligjore të ndryshme që paraqiten për konsulencë dhe që delegohen nga drejtuesi i departamentit;Të hartojë programin e kontrollit të pajtueshmërisë ligjore për Shoqërinë në fillim të çdo viti dhe ta paraqesë atë për miratimet përkatëse;Të vlerësojë në mënyrë periodike rregulloret, politikat dhe procedurat e brendshme të Shoqërisë së Grupit për parandalimin e sjelljeve të paligjshme, jo etike ose të pahijshme dhe të propozojë rishikimin e tyre;Të kryejë pyetje periodike në lidhje me identifikimin e duhur, vlerësimin dhe ndjekjen e çështjeve të pajtueshmërisë ligjore nga Shoqëritë përkatëse, duke siguruar raporte për këtë qëllim;Të identifikojë fushat e mundshme të cenueshmerisë dhe rrezikut të papajtueshmërisë ligjore në Shoqëri dhe të propozojë miratimin e planeve / masave korrigjuese të veprimit;Të udhëzojë se si të shmangen ose të menaxhohen situatat e mungesës së pajtueshmërisë ligjore dhe të mbështesë/ këshillojë personin përgjegjës për këto çështje në Shoqëri;Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të adresuar çështjet e pajtueshmërisë ligjore në nivelin e duhur të autoritetit në Shoqëri.Sigurohet që të gjitha procedurat në nivel grupi të jenë të aplikueshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në licencimin, lejet, autorizimet, kërkesat rregullatorë. Puna e tij/ saj do të konsistojë kryesisht në sigurimin që departamentet e kompanive të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, të përgatisë të gjitha procedurat, aplikimet, depozitimet e dokumentacioneve pranë institucioneve qeveritare dhe të sigurojë që të gjitha licensimet janë në fuqi.
Eksperiencat e punës:
Përvojë më shumë se 3 vjet si këshillues ligjor në subjekte private ose shtetërore.
Aftësi të tjera:
Minimalisht diplomë bachelor në juridik;Të zotërojë gjuhën angleze;Njohuri dhe kuptim i mirë i ligjit dhe procedurave të korporatës;Shkallë e lartë e etikës profesionale dhe integritetit;Shkathtësi në komunikim me shkrim dhe të folur;
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit: 26/01/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apliko