Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Përpunimit të Partave

    Specialist i Përpunimit të Partave







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE​

    Pozicioni i punes: Specialist i përpunimit të kartave
    Njesia: Njesia e Back Office
    Departamenti: Departamenti Operacioneve Qendrore


    PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS

    Qëndra e Kartave është njësi qëndrore e bankës që ofron mbështetje të specializuar në menaxhimin e të gjitha llojeve të kartave bankare (MasterCard Debit-Credit), është përgjegjës për përpunimin efektiv të transaksioneve, mirëmbajtjen e të dhënave të klientëve, si dhe për sigurimin e një shërbimi të lartë cilësore ndaj klientëve të bankës dhe degëve të saj. Jep sugjerime dhe propozime në lidhje me procesin e punës për arritjen e qëllimeve të përcaktuara, për të ofruar shërbimin e duhur ndaj klientëve të Bankës, si dhe për të ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemeve të mundshme në këtë segment të operacioneve.


    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS:


    Ofrimi i mbështetjes në menaxhimin e të gjithë procesit të punës për të siguruar shërbime cilësore për klientët e Bankës në përputhje me Politikat dhe Procedurat e Bankës, si dhe ato te MasterCard dhe Visa.
    Ofrimi i mbështetjes në përmirësimin dhe avancimin e procesit të punës në Departament duke respektuar Procedurat e Bankës;
    Realizimi i qëllimeve të përcaktuara nga Menaxhmenti (përmes planeve operative të Departamentit).
    Garanton administrimin korrekt dhe efikas të funksionimit të kartave.
    Monitoron dhe dërgon për procesim aplikimiet e degeve, mbi lëshimet e rilëshimet e kartave ndryshim stausi, ndryshim limiti etj;
    Rakordon te dhenat midis procesuesit dhe ofruesin te sherbimit te kartave;
    Rakordon llogarite kontabel te kartave.
    Monitorimi i tendencave ndërkombëtare në lidhje me operacionet me karta;
    Ofrimi i mbështetjes në zhvillimin e produkteve të reja në fushën operacionale te kartave;
    Rakordon shpërndarjen e kartave në degë;
    Pranimi i kërkesave dhe menaxhimi i saktë i problematikave të mundshme lidhur me përdorimin e kartave nga klientët;
    Futja e urdhrave të kontabilitetit në bazë të dosjeve të marra nga Qendra e Përpunimit;
    Konsolidimi i transaksioneve ditore
    Kryen çdo punë tjetër në përputhje me rregulloret dhe aktet e përgjithshme të Bankës dhe me udhëzimet e Drejtorit te Departamentit te Operacioneve Qendrore.
    Kryeni detyrën në përputhje me Rregulloren & Procedurën e UBA si dhe në përputhje me Kuadrin Ligjor Shqiptar
    Të ushtrojë ndershmëri, objektivitet dhe zell në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive
    Të jete i kujdesshëm në përdorimin e informacionit konfidencial dhe nuk duhet ta shperndaje për ndonjë përfitim personal apo në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me ligjin ose do të dëmtonte interesin e Bankës.
    Menaxhimi i procesit të operacioneve të brendshme dhe ndërkombëtare për arritjen e qëllimeve të përcaktuara dhe për t'u ofruar shërbimin e duhur klientëve të Bankës, si dhe për të shmangur problemet e mundshme.

    KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

    Diplomë Universitare (Preferohet Ekonomia).
    Minimumi tre vjet përvojë në pozicione të ngjashme.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
    Aftësi organizative, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve
    Të jete i aftë për të punuar në ekip
    Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
    Aftësi të mira kompjuterike.

    Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe Letren e Motivimit ne adresen e e-mailit [email protected] . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

    Afati i fundit i aplikimit 04 Gusht, 2024.

     




    Apply











    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X