Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kazakhstan, ofroj 10 (dhjetë) vende pune - Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë

    Kazakhstan, ofroj 10 (dhjetë) vende pune - Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë







    Kazakhstan



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    InxhinieriInxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht





    Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë 10 (dhjetë) vende pune, për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

    Vendi i punës: Kazakhstan.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    • Analizë e plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e kompanisë – projekteve;
    • Angazhim dhe projektim të ndërtimi, të planifikuara nga kompania;
    • Mbikqyre procesin e ndertimit dhe koordinon aktivitetet e ndertimit;
    • Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
    • Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
    • Organizimi/mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
    • Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës;
    • Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
    • Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
    • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
    • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
    • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

    Kualifikimet:
    • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
    • Së paku 3 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë;
    • Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
    • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, eurokodeve dhe e programeve adekuate);
    • Njohja e Gjuhës Angleze;
    • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
    • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
    • Aftësi të mira organizative;
    • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment





    Gjej punën vërtetë ideale për ty! Një zgjidhje e avancuar në rekrutim për të përshtatur talentin me punëkërkuesit. Shield Recruitment & HR siguron ndihmën e nevojshme për të gjetur dhe rrëmbyer mundësitë e karrierës tuaj. Bashkëpunimi ynë është çelësi për të arritur potencialin tuaj maksimal. Më shumë Konkurset e fundit Shfletoni dhe aplikoni për mundësitë […]

    deri me datë 28 Korrik 2024 në ora 16:00.

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    SHIELD RECRUITMENT & HR Sh.p.k.
    Rr. Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4 Nr.10 10000 Prishtinë, Kosovë
    Cell: +38349909110
Working...
X