Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER PROJEKTI

    Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER PROJEKTI







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune MENAXHER PROJEKTI.

    DETYRAT KRYESORE

    Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brënda buxhetit të projektit, sipas projekt-preventivit.
    Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit.
    Të detajojë dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit.
    Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot.
    Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin.
    Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
    Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit.
    KRITERET E KËRKUARA

    Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Të ketë njohuri, në nivel të lartë, të gjuhës angleze (çertifikuar).
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad, (preferohet: Sap. Etabs).
    Mosha e preferuar deri 50 vjeç.
    Të ketë mbi 10 vjet experiencë.
    Të jetë i pajisur me leje drejtimi, klasi B.
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected],
    ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X